Kjo loder eshte e imja!

0 0

Na ndodh shpesh të dëgjojmë një fëmijë të bërtasë me zë të lartë “Kjo lodër është e imja”! Mjafton të vijë për vizitë një bashkëmoshatari i tij dhe kjo shprehje do të bëhet ajo që do të dëgjoni më shpesh në vazhdim edhe nëse bëhet fjalë për një lodër që ka muaj që nuk përdoret.
Prindërit duhet ta mësojnë fëmijën të respektojë radhën
Deri në moshën 3 vjeçare fëmijët nuk e kanë ende të maturuar aftësinë e të ndarit të lodrave me bashkëmoshatarët dhe për këtë arsye duhet të jenë prindërit që duhet t’i mësojnë të presin radhën për të përdorur një objekt të caktuar. Kjo nuk është një gjë që mësohet brenda një ditë të vetme, por gjatë përditshmërisë, qoftë edhe duke i shpjeguar në dyqan se duhet të presim radhën për të paguar.
Fëmijët mësojnë nëpërmjet atyre që shikojnë
Prandaj ju takon juve si prindër të ndani me ta sendet tuaja që përdorni zakonisht. Nëse fëmija gjatë shëtitjes kërkon të mbajë çantën e mamit, ju duhet ta lejoni duke e mbajtur bashkë, kështu ai mësohet jo vetëm të japë por edhe të marrë.
Disa truke për prindërit
Ju duhet të evitoni zënkat mes fëmijëve dhe miqve të tyre të parë. Secili prej tyre ka një lodër të preferuar, prandaj ajo lodër mund të largohet nga dhoma në momentin që fëmija është duke luajtur me të tjerët. Në këtë mënyrë do të respektoni ndjenjat e fëmijës kundrejt asaj lodre. Nga ana tjetër mund të filloni të argëtoni fëmijët duke kënduar dhe recituar në mënyrë që të mos e kenë të gjithë përqëndrimin tek lodrat. Nëse do të mund të menaxhoni këto deri në moshën 4-5 vjeçare, fëmija do të jetë në gjendje ta ketë më të lehtë të ndajë lodrat me fëmijët e tjerë.

 

Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?

  • Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
  • Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
  • Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
  • TV (13%, 78 Votes)78
  • Muzike (8%, 49 Votes)49
  • Libra (5%, 30 Votes)30

Total Voters: 586

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Shembujt e ndëshkimeve negative që...

Shkencëtarët e sjelljes përdorin termin "dënim" për të përshkruar veprimet që ulin gjasat që një sjellje specifike të përsëritet. Dhe në atë disiplinë akademike, fjala "negativ" tregon largimin. Pra, nga...

A ka TikTok përmbajtje seksuale...

Mijëra vajza të reja po postojnë përmbajtje seksuale në TikTok për një audiencë prej miliona ndjekësish, duke i lënë ato në mëshirën e “grabitqarëve”në internet. Ka shqetësime në rritje për...

Tri arsye përse notat nuk...

Sistemi arsimor është ndër më të diskutuarit dhe që ka ngjallur shumë pakënaqësi, jo vetëm në vendin tonë, por kudo. Megjithatë, disa koncepte, si për shembull ai i notave, janë...

Barbie thyen klishetë, sjell sirenën...

Nga thellësitë e oqeaneve vjen një lodër e re e gatshme për të zgjeruar konceptin e gjithëpërfshirjes dhe diversitetit: është Ken 'merman', versioni mashkullor i sirenës Barbie. Mattel ka njoftuar...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X