Kjo ide për drekën e fëmijës tim në shkollë më ndryshoi jetën

0 0

Dy vite më parë djali im ishte gati të shkonte në shkollë dhe unë kisha frikë.  Si shumë prindër unë isha e emocionuar sepse ai ishte fëmija im I parë, dukej shumë i vogël dhe do të shkonte në një ambient të tillë të madh. Por isha edhe shumë e shqetësuar për drekën që do të konsumonte atje.

Doja që ajo të ishte ushqyese dhe të përfshinte shumë gjëra – por duhej të ishte diçka që ai do ta hante  vërtetë. Doja gjithashtu që t’I jepja një larmi me ushqime çdo ditë dhe kërkoja vetëm ide.

Veç kësaj pyeta mikeshat e mia dhe fëminjët më të mëdhenj se djali im për këshillat e tyre të dobishme për drekën në shkollë.

Në vfakt mora vetëm histori të tmerrshme se si fëmijët nuk kishin qenë në gjendje të hapnin kutinë e iushqimit dhe qëndronin gjithë ditën të uritur.

Kam dëgjuar gjithashtu për prindërit që përdornin kohën e çmuar nga rutinat e tyre të mëngjesit për të bërë Sushi në shtëpi për drekën e fëmijëve të tyre dhe përrdornin pajisje që i kthenit perimet në formë zemre apo yjesh. Mendova se edhe fëmija im kështu do ta kalonte këtë periudhë kopshti.

Atëherë një mikeshë më dha një këshillë të papritur: “Zgjidh ushqimet që ai pëlqen më shumë, pastaj paketoja ato çdo ditë për drekë, derisa të të ankohet ai”.

Në fillim, unë u bllokova. Ai me siguri do të mërzitet shpejt dhe do të ankohet. Dhe a nuk ishte e rëndësishme që të ofrojmë  një larmi ushqimesh për drekë? Plus, çfarë do të mendonin mësuesit e tij ose mbikëqyrësi i drekës?

Por kam menduar më shumë për këtë. Fëmijët me të vërtetë janë krijesa që e duan zakonin  dhe rutinën. Megjithatë e provova. Dhe edhe pse mund të duket e çuditshme kjo ide më ndryshoi jetën.

Çdo mëngjes unë I vendosja djalit të njëjtin sanduiç që pëlqente për në drekë, pak mish dhe fruta që ai donte t’I hante.

Ishte shumë e lehtë që ta bëja këtë çdo  mëngjes dhe e vetmja që po mërzitej me këtë ushqim isha unë.

Ishte maj kur djali për herë të parë  vuri re përsëritjen dhe më kërkoi një lloj tjetër sanduiç. Kështu që unë i përgatita një lloj tjetër. Nuk e mbaj mend nëse ai e hëngri atë apo jo, por pastaj u ktheva tek sanduiçi që po I dërgoja më parë.

Dhe kjo eshte. Në thelb dreka e njëjtë. Çdo ditë për 10 muaj.

Djali im do të fillojë klasën e parë dhe bëhen tre vite tashmë që unë i përgatis të njëjtën drekë çdo ditë. Përse duhet t’ia ndaloj këtë? Ai e pëlqen atë ushqim, e ha, dhe unë s’kam pse të stresohem duke kërkuar për mënyra të ndryshme të përgatitjes së ushqimit për fëmijën.

Lexo edhe: Ëmbëlsirat për fëmijët, asnjëherë pasi kanë konsumuar një vakt






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Dieta e ulët në kalori,...

Një dietë me kalori të ulët duket se ngadalëson rritjen e tumoreve më shumë sesa një dietë ketogjenike. Ky është rezultati i një studimi të fundit nga një grup studiuesish...

Si të mbrojmë stomakun gjatë...

Antibiotikët kryejnë funksionin e eliminimit të infeksioneve bakteriale brenda trupit. Por antibiotikët nuk pastrojnë vetëm sëmundjen që shkaktojnë bakteret e këqija. Ata gjithashtu vrasin bakteret "e mira" të pranishme në...

Sekreti në ushqyerje që na...

EPIC, një studim i fundit multidisiplinar i publikuar në revistën shkencore "PLOS Medicine", ka treguar se shumëllojshmëria e ushqimit është baza e jetëgjatësisë. Për studiuesit, në fakt, "diversiteti në të...

Ide për ushqime të shëndetshme...

Ditët e fundit është bërë publik lajmi se Ministria e Arsimit dhe e Shëndetësisë kanë vendosur të ndalojnë disa ushqime që konsiderohen të pashëndetshme për t’u marrë me vete nga...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X