Kishte probleme me shikimin gjatë shtatzënisë por nuk u vizitua, 30-vjeçarja humb njërin sy

0 0

Neglizhenca për një vizitë tek mjeku ka bërë që një nënë për herë të parë nga Australia të humbasë shikimin në njërin sy.

30-vjeçarja ishte në pritje të fëmijës së saj, kur kishte nisur të kishte probleme me shikimin në syrin e majtë dhe dhimbje të forta koke pas javës së 34 të shtatzënisë.

Mjekët zbuluan se shkaku ishte një tumor i vogël që po prekte nervat e saj optike.

30-vjeçarja nuk shkoi të vizitohej derisa ishte gati 37 javësh. Fillimisht mjekët dyshuan se bëhej fjalë për një çekuilibrim hormonal, por pasi skanuan trurin gjetën masën prej 10x11mm që po shtypte nervin e majtë optik.

Pacientja lindi një djalë, 3 ditë pasi kishte vajtur për ndihmë mjekësore, me anë të lindjes cezariane. Pas lindjes, shikimi i saj vijoi të ishte i keq dhe masa në tru e njëjtë. Mjekët ia hoqën tumorin nga hunda, një muaj pas lindjes.

Ekspertët që trajtuan 30-vjeçaren paralajmëruan se shtatzënia mund të shkaktojë si humbje të përkohshme, ashtu edhe të përhershme të shikimit.

Gjëndrat e hipofizës që gjenden në bazën e trurit, normalisht zmadhohen gjatë shtatzënisë, por nuk shkaktojnë simptoma.

Nëse zmadhohen më shumë se zakonisht, ose në këto gjëndra formohen tumore, mund të çojnë në prekjen e nervave optike dhe për pasojë humbje të shikimit.

Posted in I pakategorizuar





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X