Kishte një javë që kërkonte leje por prindërit nuk e linin, shokët e 13-vjeçares tregojnë si e sajoi rrëmbimin

0 0

Një histori e rëndë tronditi pasditen e djeshme opinionin publik, pasi  një 13-vjeçare u shpall e rrëmbyer nga familjarët dhe policia.

E mitura sapo ishte kthyer nga shkolla, kur sipas motrës së saj më të vogël dy të rritur me një makinë të kuqe Fiat Punto, pritën deri sa ajo të zbriste nga furgoni ishkollës dhe e morën me forcë.

Motra e vogël shkoi në shtëpi dhe i tregoi gjyshes së saj ndërsa prindërit nxituan të bënin denoncimin në polici dhe media, pasi vajza vuante nga diabeti dhe duhet të bënte insulinën në darkë.

Por e gjitha rezultoi të ishte një sajesë e adoleshentes, e cila pohoi se e kishte thurur gjithë ngjarjen për të dalë me shokët dhe shoqet pasi prindërit nuk e linin të dilte.

Ditën e sotme shokët e ngushtë kanë folur për ABC news dhe kanë treguar se adoleshentja kishte disa ditë që e ideonte planin e ikjes nga shtëpia, si shenjë e hakmarrjes ndaj prindërve.

Shkak ishte mosdhënia e lejes dhe parave për të shkuar te ditëlindja e shoqes së adoleshentes.

“Me makinë të kuqe, i kishin mbuluar dhe targat. Kështu neve na e tha motra  e vet.  Ajo na e ka shpjeguar të gjithë ngjarjen. E kishte mbuluar fytyrën me një leckë dhe e kishin futur në makinë mbrapa. Ishte me dy shoqe në një kafe atje”, tha një nga shoqet e vajzës.

“Thanë që e kishte bërë plan me motrën, ditë mbas dite, deri sa të vinte ditëlindja, dhe thoshte që e ndiqnin disa njerëz. Motra  e vet tha që e rrëmbyen dhe u fut në një makinë që e ngiste babi i shoqes vetë që do t’i çonte te ditëlindja”, tregoi një nga shokët  e vajzës.

E mitura kishte disa ditë që kërkonte leje dhe para për të shkuar te ditëlindja e shoqes së saj të ngushtë, por kishte marrë refuzimin e prerë nga familjarët.

Veprmi i të resë i ka lënë pafjalë shokët e saj.

Të bindur se bashkëmoshatarja e tyre nuk ka vepruar mirë, fëmijët tregojnë edhe kur folën në telefon me vajzën.

Banorët janë të shokuar. Prania e kameras i bën të nervozë dhe komentet janë të pakta.

Drejtoria e Policisë së Tiranës ka administruar dëshminë e vajzës së dhënë në prani të psikologes. E mitura i ka qëndruar deklarimit të saj se, gjithçka e ka bërë vetëm se ishte privuar  nga pjesa tjetër e shoqërisë për të shkuar te ditëlindja e shoqes së saj të ngushtë. Ndërkohë dëshmi kanë dhënë edhe persona të tjerë, por që më pas janë lënë të lirë. /

Burimi: ABC News Albania






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

E mbijetuara nga kanceri i...

"Mua më duan, jam e fortë, jam e lumtur dhe jam pa kancer". Këto janë fjalët që Donna i përsëriti vetes vazhdimisht ndërsa luftoi për jetën e saj pas një...

Historia e mahnitshme e lindjes...

Histori e mahnitshme. Historia jonë e lindjes! Trupi i njeriut është vërtet një gjë e mahnitshme. Në datën 8.5.2017 rreth orës 10 të mëngjesit fillova të kisha kontraktime. Unë isha...

E njëjta infermiere që u...

Inkubatori mund të jetë një vend me të vërtetë i vështirë për prindërit e rinj. Shpesh anëtarët e stafit përpiqen ta bëjnë atë sa më të dashur të jetë e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X