Kishte 13 vjet që s’ngelej shtatzënë dhe po i hiqte shpresat, gruaja zbulon metodën që e bëri me fëmijë

0 1

Ashlesha Raghubir, 34-vjeç ishte diagnostikuar me dëmtim ovarian të parakohshëm dhe 5 vite më parë mjekët I thanë se nëse donte një fëmijë, zgjidhja më e mirë ishtë nga dhurimi i vezëve.

Ajo dhe bashkëshorti i saj Arun e refuzuan këtë opsion pasi ata donin të kishin fëmijën e tyre biologjik. Por, kur një proçedurë e re e plazmës me platelet (PRP) për ripërtëritje ovariane – e para e këtij lloji në Afrikën e Jugut – rezultoi me një shtatzëni për gruan dhe kjo I lumturoi pa masë.

Dëmtimi i parakohshëm ovarian (POF)

POF është një humbje e funksionit normal të vezoreve para moshës 40 vjeç. Ndonjëherë e njohur edhe si menopauza e parakohshme,kjo gjendje ndodh në më pak se 1% të grave, thotë Dr Sagie Naidu, gjinekologia që kreu procedurën.

Edhe pse gruas i kishin thënë se ishte e pamundur të ngelej shtatzënë pasi ajo nuk ovulonte ffare, çifti ishin të vendosur për të pasur fëmijën e tyre.Kur dëgjuan për klinikën e doktoreshës në fjalë ata vendosën të linin një takim me të por ishin gati të hiqnin dorë pas 13 vitesh në pritje.

Dr Naidu u shpjegoi se POF vjen si nga mungesa e estrogjenit dhe infertiliteti për shkak të paaftësisë së vezoreve për të prodhuar vezë. Në këto raste, gratë kanë tendencë të mos reagojnë ndaj mundësive të tjera për të përmirësuar shanset e tyre për shtatzëni.

Procedura gjithnjë e më shumë po përdoret për të trajtuar me sukses infertilitetin tek gratë në Evropë dhe SHBA. Për shkak të shkallës së suksesit ndërkombëtar, dhe për shkak të një procedure relativisht të lehtë dhe të sigurt për t’u kryer, Dr Naidu ja përshkroi çiftit si një mundësi positive që mund ta aplikonin.

Vendosja e plazmës së pasur me trombocit (PRP)

Procedura përfshin injektimin e plazmës së pasur me trombocite në vezore. Kjo pastaj stimulon qelizat burimore brenda vezoreve për të gjeneruar vezë.

Raghubir iu nënshtrua procedurës në qershor 2018 dhe ngeli shtatzënë vetëm disa javë më vonë. Kur ajo shkoi për të bërë vizitën pas tre muajsh, zbuloi se ishte shtatzënë.

Gruaja kishte vite e martuar dhe nuk e besonte dot këtë lajm të mirë, ndërsa e konsideroi këtë një nga ditët më të lumtura të jetës së saj.

E gjithë shtatzënia u zhvillua pa probleme, dhe Ayush lindi më 30 prill, duke peshuar 3.42kg.

Doktoresha Naidu beson se procedura e re PRP ofron shpresa të vërteta për gratë e me POF dhe e konsideron një përparim të rëndësishëm për mjekësinë riprodhuese.

Lexo edhe: Shtatzënia pa ovulacion – A është e mundur?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Zënkat mes fëmijëve, ta mësojmë...

Zënkat mes fëmijëve janë normale e të pranueshme, edhe nëse mund të kalojnë në ndonjë shuplakë apo tërheqje flokësh. Megjithatë, situata fillon të bëhet shqetësuese, kur një fëmijë duke shfaqur...

Britani, fëmijët lejohen të luajnë...

Fëmijët e moshës fillore në Britani po humbin lirinë për të luajtur në mënyrë të pavarur dhe zakonisht nuk lejohen të luajnë jashtë pa mbikqyrje deri në dy vjet më...

Çfarë është hipersksualizmi i fëmijëve...

Kur vjen fjala tek seksualiteti dhe edukimi seksual i fëmijëve, shumë prindër apo kujdestarë stepen t'u japin infromacionin e duhur atyre. Por, nga ana tjetër në mënyrë të pavetëdisjhme apo...

Coronavirusi në sytë e fëmijëve,...

CORONAVIRUSI NË SYTË E FËMIJËVE  -Përrallëza jonë- (E përshtatshme për moshën 2-6 vjeç, të cilët bëjnë pothuajse gjithë ditën pyetje, për t’u njohur me këtë “personazh” të ri në jetën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X