Kim Kardashian së shpejti nënë për herë të katërt, zbulohet gjinia e bebit

0 0

 

Më parë, këtë muaj mësuam se Kim Kardashian dhe Kanye West po presin fëmijën e tyre të katërt dhe tani po qarkullon lajmi se fëmija i tyre do të jetë djalë.

Njësoj si me vajzën e vogël Çikago edhe këtë herë çifti ka zgjedhur që fëmijën ta mbajë një grua tjetër në trupin e saj. Ky vendim është marrë nga çifti si mënyra më e mirë për ta, pasi Kim ka pasur shumë probleme me dy shtatzanitë e saj të para.

Me këtë metodë të re, ajo ka ndikuar në edukimin e publikut për mënyrat alternative kur e kanë të vështirë të bëjnë një fëmijë.

“Është krejtësisht ADN-ja ime dhe e Kanyet, kështu që teknikisht quhet një transportuese e shtatzënisë së ngjizuar. Një surrogate është kur ata përdorin spermën e burrit dhe vezën e surrogatit”, ka thënë Kardashian në lidhje me shtatzëninë e Çikagos.

Kim dhe Kanye, 41 vjeç, thuhet se vendosën të përdorin një grua (nënë surrogate) tjetër për foshnjën e katërt, pasi gruaja që kishte mbajtur Çikagon, tashmë ishte në pritje të fëmijës së saj.

Ju mund të mendoni se katër fëmijë janë shumë, por duke pasur parasysh se Kanye dëshiron shtatë fëmijë, ky numër mund të jetë zgjidhja ideale për çiftin.

Sipas një sondazhi u zbulua se nënat me katër ose më shumë fëmijë raportojnë nivele më të ulëta të stresit sesa nënat me dy ose tre fëmijë, por ato duhet të kapërcejnë disa pengesa për të arritur atje.

Lexo edhe: Kim dhe Kanye kane probleme, shkak femijet e ciftit






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Lajm i trishtuar për aktoren...

Lajm i trishtuar për aktoren e mirënjohur të humorit në Shqipëri, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka ndarë me ndjekësit e saj këto emocione trishtimi: Të dy...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X