Kim dhe Kanye kanë probleme, shkak fëmijët e çiftit

0 0

Kur biem në dashuri, ne përqëndrojmë shumë vëmendje tek partneri ynë. Por kur vendosim të “dyfishojmë” dashurinë tonë duke krijuar një familje me atë partner, fakti është që kemi më pak kohë për ta.

Nuk është e pazakontë që një baba të fillojë të ndihet i lënë pas dore ose madje edhe xheloz pasi fëmija vjen në jetë. Ky skenar u pa në episodin e fundit të “Keeping up with Kardashians”.

Në epsiod janë shfaqur zënka të shumta të Kim me bashkëshortin Kanye West, i cili në një moment e akuzoi yllin se i kushton më shumë vëmendje fëmijëve sesa atij.

“Unë mendoj se ka aq shumë burra që ndihen të lënë pas dore kur bëheni me fëmijë dhe pastaj të gjithë vëmendjen e tyre e marrin fëmijët”, tha Kim në episod.

Kanye nuk është bashkëshorti i vetëm që ndihet pak xheloz për të vegjlit. Edhe pediatri Michael Dickinson shkroi më parë se këto lloj ndjenjash shpesh shfaqen shpesh kur ka një të porsalindur në familje.

“Nuk mund të ketë shumë energji fizike, psikike apo emocionale të mbetur në fund të ditës për romancë dhe pasurimin e martesës”, shkroi Dickinson. “Një nga mënyrat më të mira për baballarët për të kapërcyer xhelozinë është që të përfshihen më shumë në kujdesin e fëmijës së tyre”.

Kim po merr këshillën e motrës së saj Khloe dhe përpiqet të gjejë pak kohë vetëm për të dhe Kanye.

“Fëmijët janë padyshim prioriteti im, por kështu po lë pas dore Kanye. Kështu që duhet t’i jap atij vëmendjen dhe dashurinë që i nevojitet. Edhe kur keni shumë fëmijë, është e rëndësishme ta keni marrëdhënien në çift, në prioritet”, – tha Kim.

A ndihet bashkëshorti juaj “xheloz” apo i lënë pas dore? Ndani mendimet apo eksperiencat tuaja në përnenat.al

Lexo edhe: Çfare konsideron jete perfekte Kim Kardashian? Ndoshta ate qe konsiderojme te gjithe ne






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Lajm i trishtuar për aktoren...

Lajm i trishtuar për aktoren e mirënjohur të humorit në Shqipëri, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka ndarë me ndjekësit e saj këto emocione trishtimi: Të dy...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X