Këshilla të reja për të mbrojtur fëmijën nga mbytja

0 0

 

Ndërsa moti i ngrohtë ngadalë, po afrohet, Akademia Amerikane e Pediatrisë (AAP) ka përditësuar udhëzimet e saj të sigurisë për notin për të ndihmuar familjet të ulin rrezikun e një aksidenti që lidhet me mbytjen.

Mbytja është ndër shkaqet kryesore të vdekjeve për shkak të lëndimeve për fëmijët e moshave 1 deri në 4 dhe shkaku i tretë kryesor i vdekjes për fëmijët e moshave 5 deri në 19 vjeç. Foshnjat kanë më shumë gjasa të mbyten në vaska ose kova, ndërsa fëmijët pak më të rritur kanë më shumë gjasa të mbyten në pishina. Për të luftuar këtë, rekomandimet e reja u bëjnë thirrje të vegjëlve të fillojnë mësimet e notit kur janë rreth një vjeç. Përveç kësaj, duhet të siguroheni që ka roje të specializuar për të dhënë ndihmë kudo që i çoni fëmijët.

Por edhe mësimet e notit nuk janë një mënyrë e plotë për të parandaluar aksidentet e mbytjes. Tragjeditë zakonisht ndodhin kur nuk pritet që fëmijët të jenë afër ujit. Gjithnjë e çuditshme, nuk e dini se ku do të shkojë fëmija, kur sapo ktheni kokën e gjeni pranë ujit, kovës, pishinës.

Strategji të tjera, të tilla si gardhe rreth pishinave sigurojnë një nivel shtesë të masave paraprake.

Gjithashtu mos i lini fëmijët vetëm në banjë, ose pranë ujërave me sipërfaqe të hapura dhe gjithmonë mbajini të mbikëqyrur.

Lexo edhe: 10 keshilla praktike per te shpetuar femijen nga mbytja






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X