Këshilla si baballarët mund të krijojnë lidhje të fortë me foshnjat e tyre

0 1

Nga lindja deri tek ushqyerja me gji, nënat përjetojnë disa momente tepër intime me foshnjat e tyre. Por ne besojmë se të gjitha ndërveprimet me një fëmijë janë mundësi për të krijuar lidhje me të, përfshirë ato të babait.

Pra të gjithë ju baballarë: edhe ju mund të filloni të krijoni një marrëdhënie me fëmijën tuaj që nga Dita 1! Lidhja ka të bëjë me të ofruarit të fëmijës ndjesinë e sigurisë, qetësisë dhe dashurisë.

Mënyrat fillestare për të krijuar afrimitet mes babait dhe të porsalindurit:

  • Qetësojeni (kur qan)
  • Mbajeni (kontakti lëkurë me lëkurë, mbajtja kangur etj)
  • Përkundeni
  • Putheni

Niveli tjetër:

E folura. Filloni të praktikoni aftësitë tuaja të tregimit! Tregojini fëmijës tuaj për ditën tuaj. Flisni për gjërat që vlerësoni. Tregojini kur u dashuruat me mamanë e tij. Ai nuk do ta kuptojë, por po mëson të njohë zërin tuaj dhe ju po mësoni të bëheni baba! (Mos harroni të flisni me qetësi dhe ngadalë.)

Të kënduarit. Mos u shqetësoni se si tingëlloni. Edhe baballarët e zhurmshëm mund të qetësojnë një fëmijë me meloditë më të thjeshta!

Luani kitarë. Edhe për të bërë këtë nuk duhet të keni aftësi profesionisti. Diçka në lidhje me një instrument tërheq vëmendjen e një fëmije.

Flini bashkë gjatë ditës. Do të jetë me përfitim edhe për ju, sepse një dremitje është e nevojshme.

Ndërrojini pelenën. Bëhuni krijues dhe kthejeni ndërrimin e pelenës në një përvojë argëtuese për bebin. Do t’ju ​​ndihmojë të përballoni edhe aromat.

Shëtitjet. Foshnjave u pëlqen të jenë jashtë, dhe ju mund ta shfrytëzoni këtë për të shpenzuar kohë cilësore bashkë.

Po ju nëna a keni më shumë këshilla për partnerët tuaj si baballarë?






  1. binance hänvisningsbonus

    Thank you for your sharing. I am worried that I lack creative ideas. It is your article that makes me full of hope. Thank you. But, I have a question, can you help me?

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X