Menaxhoni fëmijën tuaj në mënyrën më të mirë të mundshme. Ja cilat janë këshillat që ndoshta do t’jua bëjnë jetën më të thjeshtë.
Fëmijë të lumtur, prindër të lumtur. Ja çfarë duhet të bëni!
• Krijoni një strukturë/orar, një rutinë të përcaktuar mirë për familjen tuaj për çdo aspekt të jetës së fëmijëve.
• Gjeni mënyra për të harxhuar më shumë kohë në aktivitete argëtuese dhe relaksuese me fëmijën tuaj. Komunikoni me ta. Një fëmijë që ndihet i dëgjuar dhe i kuptuar do të jetë më pak i prirur për të shfaqur sjellje të vështira.
• Përcaktoni rregulla familjare dhe pritshmëri të qarta dhe të arsyeshme.
• Shmangni shpërthimet e inatit dhe dëgjojini fëmijët nëse duan t’ju thonë diçka. Siguroni zgjidhje pozitive për problemet që kanë fëmijët.
• Jepni këshilla të shpejta qetësuese kur ai është shumë i acaruar. Mësojini fëmijët të marrin frymë thellë (nëpërmjet hundës, nëpërmjet gojës) kur fillojnë të ndihen të acaruar dhe të nervozuar.
• Përpiquni të krijoni një mjedis qetësues në shtëpi. Fëmijët reagojnë menjëherë kur në familje ka tension. Ata nervozohen kur ambienti është jo i rregullt, jo i pastër, veçanërisht dhoma e tyre e gjumit duhet të jetë e rregulluar dhe të mos ketë rrëmujë.
• Përpiquni të krijoni një vend për t’u çlodhur. Ajo nuk duhet të jetë një hapësirë të madhe, por e mjaftueshme për të vënë sende që fëmija të mund t’i përdorë dhe të luajë me to.
• Vendosini një dietë të shëndetshme dhe rregulla të prera.
• Lejoni që fëmijët në mënyrë natyrale të përjetojnë pasojat e veprimeve të tyre dhe shmangni përfshirjen tuaj në këto situata.
Materiale te ngjashme
Shembujt e ndëshkimeve negative që...
Shkencëtarët e sjelljes përdorin termin "dënim" për të përshkruar veprimet që ulin gjasat që një sjellje specifike të përsëritet. Dhe në atë disiplinë akademike, fjala "negativ" tregon largimin. Pra, nga...
A ka TikTok përmbajtje seksuale...
Mijëra vajza të reja po postojnë përmbajtje seksuale në TikTok për një audiencë prej miliona ndjekësish, duke i lënë ato në mëshirën e “grabitqarëve”në internet. Ka shqetësime në rritje për...
Tri arsye përse notat nuk...
Sistemi arsimor është ndër më të diskutuarit dhe që ka ngjallur shumë pakënaqësi, jo vetëm në vendin tonë, por kudo. Megjithatë, disa koncepte, si për shembull ai i notave, janë...
Barbie thyen klishetë, sjell sirenën...
Nga thellësitë e oqeaneve vjen një lodër e re e gatshme për të zgjeruar konceptin e gjithëpërfshirjes dhe diversitetit: është Ken 'merman', versioni mashkullor i sirenës Barbie. Mattel ka njoftuar...
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu