Keshilla per te kursyer gjate shtatezanise dhe pas lindjes

0 0

Cilat janë disa nga mënyrat që mund të përdorni për të kursyer para gjatë shtatëzanisë?
Për zmaliaturat

Do të mjaftonte të përdornit vaj bajamesh të cilin mund ta përdornit edhe për të përgatitur gjoksin për gjidhënie. Nuk do të ishte e nevojshme blerja e një kremi të posaçëm, pasi masazhet mund t’i bëni edhe me këtë vaj.
Mos blini shumë veshje
Ndoshta mund të tingëllojë çuditshëm, por për t’u dukur bukur dhe të rregullta gjatë shtatëzanisë nuk është shumë e nevojshme të blini pa fund veshje të gjera. Do të mjaftonin dy palë pantallona apo streçe dhe dy-tre bluza, të cilat mund t’i kombinonit edhe me veshjet dhe aksesorët e tjerë që keni në garderobën tuaj. Veshjet premaman përdoren për një kohë shumë të shkurtër, dhe për këtë nuk është e nevojshme të shpenzoni shumë. Një alternativë do të ishte blerja e veshjeve të përdorura ose marrja hua e dickaje tek një mike apo e afërme.
Mos blini veshje intime para kohe
Këshilla jonë është të blini reçipeta nga dy palë për çdo rritje të numrit, sepse kjo është diçka që nuk e parashikoni dot, dhe për pasojë mund të përfundoni duke mbushur sirtarët tuaj me reçipeta të cilat nuk janë të masës tuaj. Gjithashtu nuk është e domosdoshme blerja e reçipetave të posaçme, të cilat kushtojnë shumë. Do të ishte e mjaftueshme të blinit një palë me numër të madh dhe të rehatshme.
Mos tejmbushni shtëpinë me rroba fëmijësh
Dëshira për të blerë rroba dhe pajisje mund të jetë shumë e madhe, por do t’ju këshillonim të prisnit të blinit pjesën më të madhe të veshjeve pasi fëmija të ketë lindur, kjo pasi do të jetë koha e përkryer për të kuptuar se cfarë vërtet i nevojitet dhe i bën.
Si të kursejmë pas lindjes së fëmijës?
Fëmija lindi!
Qumështi i nënës, i pazëvendësueshëm
Qumështi i nënës është ushqimi më i mirë për fëmijën, dhe përveç kësaj ju bën të kurseni goxha para krahasuar me ushqyerjen me qumësht artificial. Deri në muajin e 6-të duhet të jetë ushqimi i vetëm i fëmijës.
Kursimi tek aksesorët
Ushqyerja me gji do t’ju bëjë të kurseni para për aksesorët e panevojshëm si, biberonat, çuçot, sterilizuesi, mbajtësi i biberonit dhe çuços, ngrohësi i biberonit.
Higjena e gjoksit dhe carjet e thithave
Pas pirjes së fëmijës nuk është e nevojshme të lani gjirin me ujë dhe sapun, por vetëm me ujë. Përdorimi i kremrave dhe dizinfektuesve është totalisht i panevojshëm, dhe madje mund të rezultojë e bezdisshme për fëmijën. Për të parandaluar të çarat e gjirit do të ishte perfekt përdorimi i qumështit të gjirit, me të cilin mund të masazhoni thithat pas çdo pirje.
Mund të kurseni edhe me qumësht formule
Për të gjitha nënat që nuk munden apo nuk duan të ushqejnë me gji, do të kishim një këshillë praktike në mënyrë që të munden të kursejnë. Blini gjithmonë në supermarket qumështin e fëmijës dhe gjithmonë në paketim të madh, pasi farmacitë kanë cmime më të larta. Një zgjedhje e mirë do të ishte blerja e produkteve të firmave më pak të njohura, të cilat nuk kushtojnë shumë.
Mund të kurseni edhe me bebelinat
Është një shpenzim që ka një ndikim të madh në buxhetin mujor të familjes, por si mund të zgjidhet? Për të gjitha nënat që nuk duan të përdorin bebelinat që lahen në lavatrice, do të këshillonim të blinin produkte jo të firmave të njohura dhe me paketime dyshe. Gjithashtu nëse vëreni oferta do të ishte mirë të blinit disa pako, duke pasur parasysh se mund të filloni heqjen e bebelinës rreth muajit 18-24, gjithmonë në varësi të disponibilitetit të fëmijës. Një zgjidhje do të ishte edhe blerja e bebelinave që lahen, të cilat kushtojë shumë në fillim, por më pas do t’ju bëjnë të mos nxirrni më para nga portofoli.
Tavolina e ndërrimit
Mendoni se është vërtet e nevojshme? Në vend të saj mund të përdornit një peshqir të pastër, të cilin mund ta vendosit mbi krevatin tuaj, mbi divan dhe kaq! Jo çdo aksesor që është në shitje është një domosdoshmëri për fëmijën.
Karroca e fëmijës
Është patjetër e nevojshme të blihet një e markës më të mirë dhe që kushton sa një makinë? Jo! Mund të blini një karrocë që nuk kushton shumë, ose një të përdorur që është në gjendje shumë të mirë. Nëse dikush do të ofrohej t’jua dhuronte nuk duhet të refuzoni. Kini parasysh se karroca do të përdoret shumë pak nga fëmija juaj.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Ulja e rrogës në të...

Shkencëtarët vlerësuan sesi ndryshimet në pagë ndikuan në shëndetin e trurit të më shumë se 3,000 të rriturve në SHBA. Studimi 20-vjeçar filloi në 1990, dhe ndoqi pjesëmarrësit përmes recesionit...

Shqetësimi që keni për paratë...

Studimi i afro 15 000 amerikanëve të cilët ishin nga 24 deri në 32 vjeç zbuloi se migrena ishte e zakonshme mes atyre që kishin “pasiguri ushqimore”. Rreth një e...

A duhen futur në ngrirje...

Është një moment emocionues për një nënë kur ajo fillon dhe i jep fëmijës së saj ushqime solide. Nëse fëmija juaj ka mbushur 6 muaj dhe planifikoni t’i filloni ushqimet,...

A duhet t’i tregojmë fëmijës...

Do të kisha dashur një shumë të madhe në llogarinë time bankare, në mënyrë që fëmijët e mi të mendonin se unë dhe burri im Pjetri, jemi të pasur. Vajzat...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X