Këshilla nga një baba për të ndihmuar nënat gjidhënëse

0 0

Muhamed Nitoto një baba në Los Anxhelos  ka shumë për të thënë për gjithë baballarët e tjerë se çfarë mund të bënin për të ndihmuar në familje kur sapo ka arhdur një fëmijë, veçanërisht nëse nëna po ushqen me gji.

Në një nga shumë postime në Instagram për jetën si baba, Nitoto flet për javët dhe muajt e parë pasi lind një fëmijë. Veçanërisht nëse nënat po ushqejnë me gji, “ndonjëherë ju do të pyesni veten çfarë duhet të bëj unë?” – thotë ai.

Epo, mjaft mund të bëni thekson ai, dhe ofron këto pesë këshilla për baballarët:

  • Kur nëna zgjohet për të ushqyer fëmijën gjatë natës, çohuni dhe pyesni nëse ajo ka nevojë për ndihmë ose diçka për të pirë. “E vërteta është shumicën e kohës ajo do të thotë jo, por vetëm fakti që ju ofroheni do të mjaftojë”.
  • Pyeteni nëse ajo mund të pompojë, dhe pastaj ofroni të ushqeni fëmijën vetë dhe zgjidhni të paktën një vakt që mund të bëni gjithmonë. Nitoto thotë se kjo është një mënyrë e shkëlqyeshme për ta ndihmuar atë të pushojë pa u shqetësuar për fëmijën.
  • Mos vendosni një afat kohor se sa duhet të zgjasë ushqyerja me gji! Ai me mirësjellje pranon se ky element është i ndryshëm për të gjithë.
  • Jini të durueshëm. Ai premton se do të vijë edhe “koha e babit” dhe do të ketë mjaft.
  • Merrni lejen e atësisë nëse mundeni. “Fazat e para të jetës së një fëmije nuk janë vetëm për t’i shijuar nënat,” thotë ai, duke shtuar, “gjithmonë mund të fitosh para, por nuk ka përsëritje të fazave të para të jetës së fëmijës.

Babai i dy fëmijëve, gjithashtu së fundmi ka bërë një postim mjaft të ndershëm për depresionin e baballarëve pas lindjes. Mesazhet e tij janë vërtet të fuqishme lidhur me temat e familjes pas lindjes së një fëmije.

Lexo edhe: Shtate gjerat qe nenat gjidhenese bejne por qe kane efekt negativ tek bebi






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Nënat nuk e prodhojnë qumështin...

Qumështi i nënës mund të jetë ushqimi i parë, por nuk krijohet gjithmonë njësoj. Tek njerëzit dhe gjitarët e tjerë, studiuesit kanë zbuluar se përbërja e qumështit ndryshon në varësi...

Qumështi i gjirit mbron fëmijët...

Përveç efekteve të tjera të shumta të dobishme, qumështi i gjirit mbron të porsalindurit nga Covid-19. Në fakt, ai ka aftësinë të përmirësojë mbrojtjen natyrale të fëmijës kundër efekteve të...

PediaMilk® dhe Gjidhënia, si lidhje...

``Gjidhënia është pjesë përbërëse e procesit riprodhues: gjidhënia përfaqëson ushqimin natyral dhe ideal për të sapolindurin dhe sjell baza biologjike dhe emocionale të pashembullta në zhvillimin e fëmijës; prandaj shoqëria...

Pesë këshilla si të ushqeni...

"Unë jam shumë e pasionuar për të drejtën tonë për të ushqyer me gji në publik," thotë nëna e dy fëmijëve Roxanne West, superylli i Instagramit (@bonjourblissblog) dhe krijuesja e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X