Këshilla me vlerë e Arbana Osmanit: Çdokush mund ta mbajë një bebe gjysmë ore

0 0

Ajo ka ditur të fitojë zemrat e publikut jo vetëm si një moderatore shumë e zonja e cila për shumë vite është në krye të programeve më të ndjekura ta së shtunës mbrëma, por edhe si amvisë, edhe si një imazh model, e tashmë edhe si një nënë e suksesshme.

Bëhet fjalë për moderatoren Arbana Osmani, e cila herë pas herë gjen kohë për të ndarë me ndjekësit e saj momente nga jeta e përditshme, gatime, lojrat që bën me djalin e madh Jonin, prapaskena nga puna e të tjera.

Të shpeshta janë edhe rastet kur ajo u jep mundësinë ndjekësve të shuajnë kuriozitetet e tyre lidhur me të, përmes pyetësorit të zhvilluar në Instagram.

Ditën e djeshme, dikush ka kërkuar këshillat e Arbanës në lidhje me fazat e para të mëmësisë dhe ajo përveçse një përgjigje për vajzën që ka bërë pyetjen, ka përcjellë një mesazh të fortë, që mund ta marrë shembull kushdo.

“Të mos ketë frikë. Të mos harrojë veten duke iu dedikuar vetëm fëmijës. Të dojë trupin e saj më shumë se përpara. Të mos refuzojë asnjë lloj ndihme kur t’i thonë “fli se ta mbaj unë pak bebin” (të gjithë mund ta mbajnë një beb gjysmë ore, nuk është fundi i botës) dhe mbi të gjitha të bëhet gati për emocionet më të bukura të jetës. Nuk ka si fëmijët” – është përgjigjja e Arbanës.

Një tjetër çështje që prek të gjitha nënat që pas lindjes duhet të kthehen në punë, është diskutuar gjithashtu në pyetësorin e Arbanës.

“Më thuaj si e gjen balancën mes dy fëmijëve e punës? Se shpesh ndihem keq për orët larg fëmijëve” ka qenë një tjetër pyetje drejtuar moderatores, të cilës ajo i është përgjigjur kështu:

“Edhe unë, si ti shpesh ndihem keq. Më saktë kur kaloj shumë kohë me ta, mezi pres të iki në punë, e pastaj sa iki në punë, fillon më merr malli e fillon brejtja e ndërgjegjjes që pse e fillova punën kaq shpejt. Por, qetësohem duke menduar që unë jam duke bërë punën që dua, më jep kënaqësi dhe mundësi të plotësoj kushtet për t’i rritur ata. Përveç kësaj jam me fat që punoj shumë pak orë dhe jam çdo pasdite me fëmijët, krahasuar me shumë gra që detyrohen të punojnë shumë më tepër se unë dhe larg fëmijëve. Kështu që me punën e kam zgjidhur, me pushimet larg tyre ende; dhe besoj sa vjen e më e  vështirë do bëhet.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lajm i trishtuar për aktoren...

Lajm i trishtuar për aktoren e mirënjohur të humorit në Shqipëri, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka ndarë me ndjekësit e saj këto emocione trishtimi: Të dy...

Dafina Zeqiri dhuron paratë e...

Në këtë prag fundviti, këngëtarja Dafina Zeqiri ka mbajtur një premtim të bërë kohë më parë. Të gjitha paratë e fituara nga shitja e albumit të saj, "Dafinë Moj", kanë...

I mallkojnë fëmijët në Instagram,...

Gjuha e urrejtjes, sidomos në rrjetet sociale, përhapet me një shpejtësi e lehtësi të jashtëzakonshme. Kushdo, pas një tastiere apo ekrani të një pajisjeje inteligjente, mund të shprehë mendimi ne...

Marina dhe Getoari prindër për...

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë bërë prindër për herë të parë. Ditën e djeshme, moderatorja solli në jetë vogëlushen Marget. Emri i saj është bashkim i gërmave të para...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X