Kërcënime dhe premtime boshe që fëmijët të sillen mirë? Po i dëmtoni

0 1

Kërcënimet ose premtimet boshe janë një mjet gati i pashmangshëm i prindërve. Nuk është një mjet i mirë – shumica e prindërve e kuptojnë këtë – por ndonjëherë është i nevojshëm. Shpesh për të “shpëtuar” nga një sjellje jo e përshtatshme e fëmijës ndodh që ne t’ju premtojmë se do t’i plotësojmë çdo dëshirë ose “t’i kërcënojnë” se nuk do t’i plotësojnë një dëshirë. Duket sikur nuk ka ndonjë dëm apo jo?

Hulumtimet tregojnë se këto deklarata kanë pasoja, duke dëmtuar besimin mes prindit dhe fëmijës. “Pasi hapni gojën, duhet ta respektoni atë që thoni”,- thotë Michele Borba, psikologe për fëmijë. “Sepse fëmijët janë shumë të zgjuar dhe kanë aftësi për të zbuluar nëse është një premtim i rremë”.

Hulumtimet tregojnë se fëmijët e vegjël i mbajnë premtimet e tyre dhe ata presin që të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë. Ata gjithashtu marrin sugjerime nga sjellja e të rriturve.

Kur prindërit thyejnë premtimet e tyre, ata gjithashtu mund t’i mësojnë një fëmije se kjo lloj sjelljeje është e pranueshme, thotë Borba. “Nëse doni që fëmija juaj të jetë i besueshëm, atëherë duhet të jeni i besueshëm.”

Kërcënimet, nga ana tjetër, mund të sjellin pasoja edhe më të thella. Kur prindi përdor kërcënime boshe gjatë gjithë kohës, ata minojnë të kuptuarit e fëmijëve, të rregullave dhe pasojave duke sugjeruar që “rregullat” në të vërtetë mund të respektohen ose nuk respektohen në varësi të kontekstit të situatës.

Në vend që të mbështeteni në premtime boshe dhe kërcënime, ka shumë strategji të tjera që prindërit mund të përdorin me fëmijët që sillen keq, veçanërisht nëse shqetësoheni për një shpërthim të tyre në ambiente me të tjerë.

Strategjia e parë është të ndërmerrni hapa për të minimizuar shpërthimet. Fëmijët sillen keq në mënyra pak a shumë të parashikueshme, shpjegon psikologia, që të thotë gjëra që mund t’i siguroni për ta, merrni masa paraprake, për shembull: sigurohuni që të kenë ngrënë, të jenë veshur, të kenë me vete lodrat e preferuara e gjithçka që rrezikon t’u prishë rehatin nëse mungon.

Nëse sjellja e fëmijës tuaj fillon të përshkallëzohet, mund të jetë sfiduese që një prind të ngadalësohet dhe të mendojë për përgjigjen që do t’i japë. Por është e rëndësishme. “Besimi është me të vërtetë i lehtë për t’u prishur dhe me të vërtetë i vështirë për t’u rindërtuar,” thotë Robert Zietlin, një tjetër psikolog.

Për të inkurajuar sjelljen e mirë, Borba rekomandon të lavdëroni fëmijën tuaj pasi të bëjë diçka të mirë, në vend që të premtoni diçka që nuk mund t’ja jepni.

Lexo edhe: Fëmijët, sekretet dhe si t’i mbrojmë nga abuzimi seksual






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Shembujt e ndëshkimeve negative që...

Shkencëtarët e sjelljes përdorin termin "dënim" për të përshkruar veprimet që ulin gjasat që një sjellje specifike të përsëritet. Dhe në atë disiplinë akademike, fjala "negativ" tregon largimin. Pra, nga...

A ka TikTok përmbajtje seksuale...

Mijëra vajza të reja po postojnë përmbajtje seksuale në TikTok për një audiencë prej miliona ndjekësish, duke i lënë ato në mëshirën e “grabitqarëve”në internet. Ka shqetësime në rritje për...

Tri arsye përse notat nuk...

Sistemi arsimor është ndër më të diskutuarit dhe që ka ngjallur shumë pakënaqësi, jo vetëm në vendin tonë, por kudo. Megjithatë, disa koncepte, si për shembull ai i notave, janë...

Barbie thyen klishetë, sjell sirenën...

Nga thellësitë e oqeaneve vjen një lodër e re e gatshme për të zgjeruar konceptin e gjithëpërfshirjes dhe diversitetit: është Ken 'merman', versioni mashkullor i sirenës Barbie. Mattel ka njoftuar...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X