Shpesh na duhet të përballemi me situata jo të këndëshme kur shkojmë në institucione për të marr një shërbim të caktuar, situata të cilat janë edhe më të rënda kur i referohemi shërbimit të marrë në një spital apo qëndër shëndetësore. Ndodh shpesh që të shkojmë dhe të kërkojmë të “mbarojmë punë shpejt”, duke u irrituar nëse na duhet të presim në radhë për të vizituar fëmijën apo veten tonë, por që gjithsesi e marrim shërbimin qe kërkonim. Por a ndodh kështu me të gjithë?
Hasim diferencime në momentin që shkojmë për të bërë një vizitë në spitalin shtetëror?
Nisur nga një rast që një nënë ka ndarë me ne në faqen e Facebook duket se nuk ndodh me të gjithë kështu. Shumë prindër zakonisht presin me orë të tëra për të vizituar fëmijën e sëmurë, dhe ajo që na bën t’i kushtojmë vëmendjen e duhur këtij rasti është fakti se ky shërbim nuk ofrohet asnjëherë. Konkretisht një zotëri me mundësi jo të mira ekonomike është detyruar të presë për një kohë të gjatë para derës së mjekut edhe pse ishte i pari në radhë. Të shikosh si kalojnë para teje me dhjetëra fëmijë e bashkë me ta edhe prindër, ndërsa fëmija jot digjet nga temperatura apo qan nga dhimbjet, dhe ti të qëndrosh në heshtje në një cep të spitalit është për të vënë duart në kokë.
Rasti sigurisht nuk mund të ngelej pa u prekur nga “Per nenat”, dhe për këtë arsye është zhvilluar edhe një diskutim ditën e Enjte gjatë të cilit nënat kanë shprehur mendimet e tyre, madje është më mirë të themi kanë shfryrë inatin dhe pakënaqësinë e tyre në lidhje me rastin. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, ato njëzëri kanë qënë në krah të babait të fëmijës, duke e dënuar ashpër atë që ka ndodhur.
A ka diferencime në institucionet mjekësore?
Ju ka ndodhur të shikoni si futen pa radhë para jush persona të tjerë, të marrin një shërbim më të mirë nëse kanë paguar më shumë se ju? Sigurisht që ndodh, dhe ky është një fenomen tepër i përfolur edhe në portalin pernenat.al dhe nuk janë të pakta rastet kur familja detyrohet të paguajë shuma të mëdha parash dhe në pamundësi i ofrohet një shërbim minimal. Por a e meritojnë këtë këta prindër? Këta fëmijë? Cili është faji i atij fëmije të sëmurë që pret mbrapa derës duke mbajtur nga dora babain sikur kërkon mbështetje? Cila është mbështetja që ai mund t’i japë ndërsa ndodhet para një turme ujqërish të uritur për para?
Por nuk ndodh gjithcka vetëm për para…
Ju ka ndodhur të shkoni në konsultore për të vizituar fëmijën ndërkohë që duhet të prisni të përfundojë biseda e nënës që hyri para jush me mjeken dhe njëkohësisht miken e saj? Sa herë mund të kenë hyrë për vizitë para jush prindër me fëmijë vetëm se njohin mjekun apo infermieren? Fëmijët janë të gjithë njësoj, dhe meritojnë të marrin të njëjtin shërbim. Nuk është faji i tyre se kanë ardhur në jetë në një familje me të ardhura minimale, dhe kjo nuk duhet të kthehet as në fatkeqsinë e jetës së tyre. Ne duhet të mbështesim rritjen dhe zhvillimin e mirë të tyre, dhe madje t’i ofrojmë një mbështetjhe më të madhe fëmijëve, familja e të cilëve nuk është në gjendje të sigurojë të ardhurat e një jetese normale.
Është më tepër e lehtë të përbuzësh dikë, e madje edhe ta bësh të ndihet në faj që nuk është i pasur, problemi fillon dhe mbaron tek karakteri dhe humanizmi, tipare të cilat nuk mund të karakterizojnë çdo individ të shoqërisë prandaj këto fenomene duket se kanë zënë rrenjë të thella në shoqërinë tonë.
Mjekë të dashur! Infermiere! Humanizmin duhet ta keni ju së pari të futur thellë në mendjen dhe shpirtin tuaj, sepse të kesh një shpirt human i shkon për shtat se tepërmi profesionit tuaj fisnik, prandaj silluni si fisnikë dhe i hapni ato dyer jo vetëm për të pasurit! Sëmundja nuk bën dallime klasash dhe ju e keni një detyrim ligjor dhe moral që duhet ta ndiqni dhe zbatoni me përpikmëri!
Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?
- Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
- Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
- Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
- TV (13%, 78 Votes)78
- Muzike (8%, 49 Votes)49
- Libra (5%, 30 Votes)30
Total Voters: 586
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu