Këngëtarja e famshme flet hapur për depresionin pas lindjes

0 0

 

Cardi B mund të jetë një nga muzikantet më të kërkuara të momentit, por edhe ajo po kalon nëpër të gjitha emocionet që kalon çdo nënë e re.

Cardi B lindi vajzën e saj verën e kaluar dhe ende po përpiqet të përshtatet me rolin e saj të ri. Dhe, si shumë gra të tjera, ajo kishte dëgjuar për depresionin pas lindjes, por nuk kishe menduar kurrë se do të binte pre e tij. Pikërisht këtu gaboi.

Në një intervistë të fundit me Harper’s Bazaar, 26-vjeçarja flet hapur për përvojën e saj.

“Mendova se do ta shmangia,” pranon ajo. “Kur unë linda, mjeku më tregoi për depresionin pas lindjes, dhe unë nuk mendoja se do të më ndodhte. Por krejt papritur ndjeva peshën e gjithë botës në shpatulla”.

Menjëherë pas lindjes, këngëtarja e kuptoi se sa kohë dhe energji nevojitej për të qenë nënë. Si rezultat i kësaj, ajo u tërhoq nga turneu i radhës me Bruno Mars.

“Mendova se pas lindjes së vajzës sime, gjashtë javë do të ishte kohë e mjaftueshme për mua të shërohesha mendërisht dhe fizikisht. Unë gjithashtu mendova se do të isha në gjendje ta merrja me vete në turne, por unë mendoj se e nënvlerësova këtë gjë “.

“Për disa arsye, unë ende nuk ndihem sikur trupi im është i njëjtë. Ndihem sikur nuk kam akoma balancën time”.

Muzikantja është një ndër shumë të famshme të tjera që kanë folur hapur për betejën e tyre me depresionin pas lindjes.

Lexo edhe: A do te perkeqesohet depsresioni pas vitit te pare te lindjes, shenjat qe e tregojne

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X