Këngëtari me “leje lindjeje” tregon si ndihet

0 0

Adam Levinen e njohin të gjithë si këngëtar me një karrierë të rëndësishme muzikore dhe mbështetës i shumë prej talenteve të reja.

Por së fundmi, ai ka tërhequr vëmendjen jo për shkak të ndonjë projekti muzikor apo artistik, por për jetën e tij personale.

Momentalisht ai ka hequr dorë nga çdo angazhim profesional për t’ju përkushtuar familjes së tij. Ai e konsideron veten një baba shtëpiak dhe ndihet shumë i lumtur për këtë fakt. Për të nuk ka gëzim më të madh se të jetë pranë familjes së tij.

Në fakt, ai është një baba me fat që e ka këtë mundësi dhe ka punën të tillë që ia lejon shkëputjen pa i shkaktuar dëm ekonomik. Por, në shumë vende jo vetëm baballarët, por as nënat nuk përfitojnë sa do të donin nga leja e tyre e lindjes, sepse duhet të rikthehen në punë për të përballuar shpenzimet e shumta që sjell ardhja në jetë e fëmijës.

“Unë jam i fiksuar pas tyre”, thotë ylli i muzikës për vajzat e tij. “Unë e di që është një gjë e mirë, sepse janë fëmijët e mi… kjo është arsyeja pse unë nuk bëj shumë, sepse unë e adhuroj të dal me to. Unë i adhuroj me të vërtetë në një mënyrë që kurrë nuk e dija se mund të adhuroja një njeri”.

Sa mirë do të ishte që çdo prind, kudo në botë të kishte mundësinë të kalonte me fëmijët gjithë kohën që do të dëshironte. Politikat sociale duhet të fokusohen më shumë në këtë drejtim.

Lexo edhe: Leja e lindjes per baballaret, cfare perfitimesh ka shoqeria?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Rreziqet dhe përfitimet e shtatzanisë...

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në moshën 40-vjeçare. Disa vendosin të presin deri në këtë moshë për të pasur një fëmijë, disa...

Gjërat që nuk i prisja...

Duke qenë nënë për herë të parë, kishte aq shumë gjëra që nuk i dija për lindjen derisa e jetova atë përvojë. Edhe pse isha vetë profesioniste në fushën e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X