Këmbë gjithmonë të lodhura, problem neurologjik që dëmton cilësinë e jetës

0 0

 

Këmbët gjithmonë të lodhura janë shkaku më i zakonshëm i çrregullimit të gjumit, por jo vetëm: ato gjithashtu ndikojnë në jetën e përditshme, ndonjëherë duke penguar kryerjen e aktiviteteve normale. Sidoqoftë, sindroma e këmbëve të lodhura shpesh nënvlerësohet. Ajo është më e shpeshtë te gratë sidomos gjatë shtatzanisë dha ka tendencë të bëhet më e shpeshtë me kalimin e viteve.

Një çrregullim neurologjik

Sindromae këmbëve të lodhura është një sëmundje neurologjike që, siç përkufizohet, karakterizohet nga një nevojë e pakontrollueshme dhe urgjente për të lëvizur këmbët. Kjo simptomë e bezdisshme ndodh para se të flini, në të njëjtën kohë me relaksimin e muskujve që shfaqet para gjumit dhe bëhet më keq gjatë natës. Gjithashtu mund të shoqërohet me ndjesi të pakëndshme dhe nganjëherë të dhimbshme, ndjesi shpimi gjilpërash, kruajtjeje dhe ngërçi në gjymtyrët e poshtme (sidomos në zonën midis kyçit dhe gjurit).

Cilësia e jetës përkeqësohet

Pamundësia për të fjetur, dhimbjet e bezdia gjatë natës por edhe ditës, ndikojnë negativisht në cilësinë e jetës: gjatë ditës, për shkak të mungesës së gjumit, njerëzit ndjehen të lodhur dhe të përgjumur, kanë probleme me përqendrim dhe vëmendje të dobët, kanë një gjendje shpirtërore të ulët.

Shkaqet nuk janë të sigurta

Shkaqet e sindromës së këmbëve të lodhura nuk janë plotësisht të njohura. Sipas teorisë më të lakuar ato mund t’i atribuohen mosfunksionimit cerebral të sistemit dopaminergjik qëndror, i cili kontrollon lirimin e dopaminës, një substancë kimike që jep ndjenjën e relaksimit. Tek personat që ky mekanizëm nuk funksionon siç duhet, ai dërgon sinjale të lëvizjes në këmbë, duke penguar relaksimin. Në disa raste, sëmundja varet nga mungesa e vitaminave, ndër të tjera nga mungesa e hekurit, por edhe nga sëmundje më serioze (si dështimi i frymëmarrjes, diabeti).

Si shërohet?

Për të luftuar sindromën e këmbëve të lodhura është e nevojshme, nëse është e mundur, të eliminohen shkaqet. Për shembull, në qoftë se çrregullimi është i lidhur me mangësinë e hekurit, është e rëndësishme të ndryshoni dietën.

Në raste më komplekse, mjeku mund të vendosë të përdorë trajtim farmakologjik, me ilaçe që përmirësojnë nivelin e dopaminës.

Ta dini!

Është gjithashtu e dobishme të mos mendoni shumë për problemin: ndizni më mirë dritën dhe të lexoni një libër sesa të vazhdoni të rrokulliseni në shtrat.

Lexo edhe: Qendrimi ne kembe, te ben mire per shendetin dhe per bukurine






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X