Këmbanë alarmi/ Një 8 –vjeçare në Durrës ngacmohet seksualisht nga dy adoleshentë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik ditën e sotme pasi një vajzë e vogël, vetëm 8 vjeçe është ngacmuar seksualisht nga dy adoleshentë.




0 2

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Arapaj të Durrësit në datën 4 korrik, pra rreth dy javë më parë, por vetëm ditën e sotme u bë publike.

Policia thotë se vajza e mitur dhe dy djemtë 16 dhe 13 vjeç kanë qenë fëmijë nga e njëjta lagje, por ngacmimi dyshohet se ka ndodhur brenda territorit të shkollës.

Ka qenë nëna e vajzës e cila së bashku me të bijën ka shkuar në polici dhe ka bërë denoncimin por për fat të mirë pas vizitës mjekësore që i është bërë vajzës, ka rezultuar se me të nuk janë kryer marrëdhënie seksuale.

Sipas policisë, arsyeja e mungesës së informimit të mediave ka qenë për të mbrojtur vajzën e vogël ndërsa u ka kërkuar atyre që të shmangin publikimin e identitetit të vajzës për të mos ndikuar tek ajo.

Nga ana tjetër njëri prej adoleshentëve është arrestuar ndërsa tjetri po ndiqet në gjendje të lirë.

Rasti është këmbanë alarmi për nënat e reja, të cilat me të drejtë duan që fëmija të dalë dhe të luajë në lagje me fëmijët e tjerë, por kjo tregon se ata kurrë nuk duhen lënë pa mbikëqyrje.

Kujtojmë se kohët e fundit në vendin tonë ka pasur disa histori ngacmimesh dhe përdhunimesh seksuale (si rasti i 14-vjeçares në Kavajë, e cila u përdhunua nga një grup adoleshentësh), madje edhe raste incestesh (si ai i vajzës në Lezhë që u përdhunua nga i ati).

Përnënat.al ka një thirrje për të gjitha ju nëna që keni fëmijë të mitur, qofshin vajza apo djem: Mos i lini fëmijët tuaj në asnjë moment pa mbikqyrje, informojini ata për rrezikun që mund të kenë duke i nxitur të tregojnë për çdo lloj ngacmimi seksual, sado i vogël të jetë ai. Dhe mos injoroni kurrë asnjë shenjë të sjelljes së fëmijës suaj, pasi sipas sociologëve në Shqipëri, shumë raste të abuzimeve ndodhin këtu por ato nuk tregohen. Jini vigjilente!






  1. grisjana halili

    😕

    1. Mirjeta Paja

      Ngjarje qe duhet te na nxise te reflektojme dhe te informohemi me shume me te gjitha menyrat se si duhet ti edukojme femijet. Do te ishte me vlere te degjonim sa me shume mendime ekpertesh…

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

E mbijetuara nga kanceri i...

"Mua më duan, jam e fortë, jam e lumtur dhe jam pa kancer". Këto janë fjalët që Donna i përsëriti vetes vazhdimisht ndërsa luftoi për jetën e saj pas një...

Historia e mahnitshme e lindjes...

Histori e mahnitshme. Historia jonë e lindjes! Trupi i njeriut është vërtet një gjë e mahnitshme. Në datën 8.5.2017 rreth orës 10 të mëngjesit fillova të kisha kontraktime. Unë isha...

E njëjta infermiere që u...

Inkubatori mund të jetë një vend me të vërtetë i vështirë për prindërit e rinj. Shpesh anëtarët e stafit përpiqen ta bëjnë atë sa më të dashur të jetë e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X