Si të përgatisim një kek me mollë?
Koha e përgatitjes: 25 minuta
Pjekja: 1 orë
Përbërësit:
- 3 filxhanë miell;
- 2 filxhanë sheqer;
- 1 filxhan vaj;
- 3 vezë;
- 1 lugë kafe sodë buke;
- 1 lugë kafe vanilje;
- 1 lugë kafe kanellë;
- 4 mollë të qëruara e të prera.
Përgatitja
- Nxehni paraprakishtsobën në 175 gradë Celsius.
- Përzieni mirë në një enë të thellë miellin, sheqerin, vajin, vezët, sodën, vaniljen dhe kanellën.
- Shtoni mollët e copëtuara, derisa të krijohet një përzierje mes tyre.
- Piqeni në furrën e paranxehur derisa ta provoni se është gati kur të fusni një kunjë dhëmbësh në kek e ajo të dalë e pastër.
Lexo edhe: Si te pergatisim kek me cokollate dhe arra
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu