Përbërësit
- 400 gr makarona spageti;
- 300 gr pancetë;
- 200 gr djath kackavall tip pekorino;
- 4 të verdha veze;
- 1 vezë të plotë;
- Piper;
- Kripe.
Përgatitja
Vendosni në zjarr një tenxhere me ujë dhe kripë të trashë. Ndërkohë që uji nxehet, vendosni në një tigan pa vaj pancetën dhe e lini në zjarr për rreth 3 minuta derisa mishi të bëhet krokant dhe dhjami të jetë bërë i padukshëm (transparent). Në një tas hidhni 4 të verdhat e vezëve, vezën e plotë, djathin e grirë, kripën dhe piperin. E përzieni energjikisht për të paktën 5 minuta në mënyrë që salca të bëhet më kremoze dhe e butë. Shtoni në të pancetën e pjekur.
Në momentin që uji ka arritur pikën e vlimit, hidhni makaronat dhe i lini të ziejnë për aq kohë sa tregon në kutinë e paketimit. Kur kjo të ketë ndodhur, hiqni një gotë me lëngun e tyre mënjanë dhe më pas kulloni makaronat, për t’i hedhur më pas në tasin ku ndodhet salca e përgatitur pak më parë nga ju. Nëse salca do të duket tepër e thatë mund të shtoni pak nga uji i zierjes për ta bërë më kremoze. Në momentin e servirjes, e rregulloni sipër me djathë pekorino si edhe piper të zi të bluar.
Lexoni edhe: Rizoto me kungull, per beben dhe gjithe familjen
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu