Karantinimi për shkak të koronavirusit kishte pasoja negative në stilin e jetës së njerëzve, në veçanti në prirjen për të lëvizur dhe rritjen e stilit të jetesës së ulur. Në fakt, që nga shpërthimi i pandemisë Covid-19, numri i atyre që ushtrojnë aktivitet fizik është zvogëluar. Këto ndryshime në zakonet dhe jetën praktike rrezikojnë të ndikojnë seriozisht në gjendjen e përgjithshme të shëndetit.
Gati 6 mijë njerëz janë analizuar
Hulumtimi përfshiu 5.800 persona mbi moshën 20 vjeç. Të gjithë u ftuan të plotësojnë një pyetësor mbi shëndetin e tyre dhe llojin e aktivitetit fizik që kanë praktikuar para, gjatë dhe pas shpërthimit të pandemisë. Qëllimi? Të kuptuarit nëse Covid-19 po ndikon gjithashtu në stilin e jetës së njerëzve dhe zakonin e tyre të lëvizjes ose stilin e jetës së ulur.
Ata që janë më të rrezikuar janë sedentarët
Nga analiza e rezultateve, rezultoi se për shumë njerëz, nuk kishtë shumë ndryshime para dhe pas karantinimit: 60% e të intervistuarve, në të vërtetë, vazhduan të praktikojnë të njëjtin lloj aktiviteti fizik, me të njëjtin intensitet, edhe pas fazave thelbësore të urgjencës. Sidoqoftë, për 25% të pjesëmarrësve, pandemia Covid-19 po çon gjithashtu në një ulje drastike të zakonit të lëvizjes me një rritje të stilit të jetës sedentare. Fatkeqësisht, ky grup i dytë është i përbërë kryesisht nga persona, të cilët nga ana tjetër do të përfitonin shumë nga sportet dhe të cilët rrezikojnë më shumë të kenë komplikime nëse marrin Covid. Bëhet fjalë për persona me sëmundje kronike dhe të rrezikshme, të tilla si mbipesha, hipertensioni dhe depresioni.
Rreziqet janë të shumta
Problemi është se nivelet e ulëta të aktivitetit fizik janë shumë të rrezikshme. Rreziku është që të fillojë një rreth vicioz i rrezikshëm. “Nivelet e ulëta të aktivitetit fizik i ekspozojnë të rriturit ndaj një rreziku më të madh të sëmundjeve kronike si obeziteti, sëmundjet kardiovaskulare dhe goditja në tru, të cilat janë gjithashtu faktorë potencialë të rrezikut për komplikime më serioze në rastet e Covid-19”, shpjeguan autorët e studimit. Për këtë arsye, është thelbësore të inkurajoni njerëzit të lëvizin sa më shumë që të jetë e mundur: efektet e pasivitetit mund të jenë shumë të dëmshme.
Lexo edhe: Sa aktivitet fizik zhvillojnë fëmijët në ditët e sotme dhe si ndikon në zhvillimin e inteligjencës?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu