Fecet e para të bebes kanë një ngjyrë jeshile në të zezë dhe një pamje mjaft viskoze. Ky material quhet mekonium dhe është i përbërë nga lëngu amniotik , mbetjet qelizore, urina, si edhe nga gjithcka tjetër që bebja mund të ketë gëlltitur në jetën intra-uterine. Shkarkimi i mekoniumit fillon pas 12-24 orë nga lindja.
Pas 3-4 ditësh feçet e bebes marrin një pamje tjetër. Menjëherë pasi ka pirë mund të ndodhë që fëmija të ketë nevojë të shkarkojë feçet, dhe në disa raste kjo mund të ndodhë edhe ndërsa është duke pirë qumësht. Ju duhet të dini se bebet e vogla nuk dinë cilët muskuj të përdorin për të defekuar dhe për këtë arsye mund t’i shikoni të shtyjnë shpesh duke kontraktuar edhe muskujt e këmbëve dhe duarve derisa skuqet në fytyrë duke shpërthyer edhe në kriza të qarash.
Kur mund të themi se fëmija vuan nga konstipacioni apo kapsllëku?
Nëse bëhet fjalë për një laktant nuk mund të përcaktojmë me anë të kohës se kur fëmija vuan nga kapslleku, këtë gjë mund ta bëjmë vetëm duke vlerësuar paraqitjen e feçeve. Nëse ato janë të buta dhe të ujshme nuk mund të flasim për një fenomen të tillë. Fëmijët e ushqyer me qumësht gjiri nuk e njohin një problem të tillë sepse ky ushqim nuk i lejon feçet të bëhen të forta. Nëse e shikoni se fëmija vuan do të ndodhë për shkak se nuk është në gjendje të përdorë muskulin e sfiknterit duke vënë në lëvizje të gjithë muskujt.
Çfarë duhet të bëni për të trajtuar kapsllëkun te fëmijët?
I bëni masazh në formë rrethore barkut të fëmijës duke përdorur vaj ulliri ose vaj bajamesh. Nëse fëmija ushqehet me qumësht artificial mjeku mund t’ju udhëzojë të përdorni një qumësht me prebiotikë si edhe të pasur me fibra, të cilat janë prezente tek qumështi i nënës.
Supostot e glicerinës
Janë një zgjidhje që mund të përdorni në rast se fëmija juaj vuan nga konstipacioni. Supostot e glicerinës mund t’i gjeni në çdo farmaci dhe mund t’i përdorni në rast se fëmija juaj ka shumë ditë që nuk defekon. Kjo taktikë nuk duhet të kryhet në mënyrë të vazhdueshme pasi fëmija nuk duhet të bëhet i varur prej saj. Ai duhet të mësojë të përdorë muskujt e duhur për të defekuar.
Artikuj te ngjashem: Diarreja dhe kapslleku te femijet
7 shqetesimet kryesore te te porsalindurit
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu