Kanceri i mitres

0 0

Çfarë ndodh brenda uterusit dhe çfarë është kanceri endometrial?
Trupi i femrës është i ndërtuar në mënyrë të tillë që në një moment të caktuar të presë dhe të rritë fetusin. I gjithë ky proçes ndodh brenda uterusit ( mitrës ), e cila përbëhet nga dy shtresa, miometri ( muri i mitrës ) dhe endometriumi ( shtresa që vesh kavitetin e mitrës ). Endometriumi është shumë i ndjeshëm ndaj ndryshimit hormonal së trupit të femrës, duke pësuar ndryshime ciklike në cdo cikël menstruacionesh. Por, çfarë janë menstruacionet? Nëse në trupin e femrës nuk ngjizet një fëmijë, atëherë endometriumi së bashku me një pjesë gjaku dhe mukusi dalin jashtë në formën e menstruacioneve.
Kanceri i mitrës ose i njohur ndryshe në gjuhën mjekësore “kanceri endometrial”, është një formë e kancerit që prek endometriumin. Kjo sëmundje në më të shumtën e rasteve prek femrat të cilat kanë hyrë në menopauzë dhe shkaktohet si pasojë e rritjes së qelizave endometriale në mënyrë të pakontrolluar.
Por, çfarë e shkakton atë?
Nuk njihet ende një faktor i përcaktuar rreziku që shkakton kancerin e endometriumit.
Por, në përgjithësi studimet mjekësore e lidhin këtë sëmundje me:
– moshën e hershme të ardhjes së menstruacioneve;
– sëmundje të ndryshme si: hipertensioni dhe diabeti;
– mosha e madhe e gruas;
– mbipesha ( obeziteti );
– menstruacionet e çrregullta.
Si bëhet diagnostikimi?
Sigurisht që diagnostimiki i kancerit do të bëhet me anën e disa analizave të cilat zakonisht janë:
– Ekografia abdominale ( e barkut );
– Biopsia e endometriumit;
– Ekografia vaginale.
Cilat janë sipmtomat?
Zakonisht simptomat që tregojnë këtë sëmundje janë hemorragjia ose sekrecionet e shumta me ngjyrë kafe të errët. Kjo sëmundje ka shumë mundësi kurimi duke qënë se i shfaq simptomat qysh në stadet fillestare të saj. Gruaja fillon të kuptojë se diçka nuk shkon pasi hemorragjia, sidomos nëse gruaja ka kaluar në menopauzë nuk është diçka normale. Në këtë mënyrë duke ju drejtuar mjekut kanceri kapet që në stadet fillestare, dhe për pasojë është më e lehtë të kurohet. Më pas do të ketë edhe shenja të tjera të dukshme me anën e ekografisë, por që dallohen në stade të mëvonshme. Në ekografi mjeku dallon një masë në uterus, por gjatë këtij stadi gruaja fillon të ndjejë edhe dhimbje në fund të barkut.
Si mund ta parandalojmë kancerin e mitrës?
Për të parandaluar kancerin e mitrës, çdo grua duhet t’i drejtohet mjekut nëse:
– Ka probleme me obezitetin, diabetin dhe hipertensionin;
– Ka hemorragji vaginale;
Një mënyrë tjetër e mirë për parandalimin e kësaj sëmundje është përdorimi i kontraceptivëve, që sigurisht duhen marrë me pëlqimin e mjekut gjinekolog. Në disa raste gjatë menopauzës gruaja i nënshtrohet një kure më estrogjen, e cila duhet të shoqërohet edhe me marrjen e progresteronit, kjo për të ulur efektet negative të estrogjenit. Dhe sigurisht që më kryesoret janë vizitat tek mjeku gjinekolog, i cili bën “kapjen” në kohë jo vetëm në rasti në fjalë të kancerit të mitrës, por edhe të një problem tjetër shëndetësor që gruaja mund të ketë.
Cfarë ndodh gjatë kurimit?
Trajtimi i kancerit të mitrës, ashtu si edhe i çdo sëmundje tjetër varet nga stadi i zhvillimit të sëmundjes.
Në përgjithësi trajtimi përfshin:
– Kimioterapinë, e cila bëhet me anën e përdorimit të medikamenteve anti-tumorale, të cilat largojnë qelizat kanceroze. Këto medikamente zakonisht jepen në formën e tabletave ose në formën e injeksioneve intravenoze. Kjo është një metodë që zakonisht përdoret në stadet e avancuara të kancerit.
– Terapinë me hormone, e cila bëhet duke përdorur medikamente që kanë në bazë progresteronin. Progresteroni ngadalëson rritjen dhe shumimin e qelizave kanceroze. Edhe kjo është një terapi e cila përdoret për stadet e zhvilluara të kancerit.
– Kirurgjia është një metodë e cila zakonisht përdoret në rastet kur kanceri nuk është shumë i zhvilluar.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X