Kam frike se burri me tradheton…

0 0

Pershendetje nena!
Po ju shkruaj per nje problem qe ndoshta eshte jashte teme por ama prek gjithe familjen e ndoshta fatkeqesisht mund te jete prezente dhe tek disa prej jush. Problemi im eshte xhelozia dhe frika mos njeriu qe dua (e martuar tashme, kam dhe nje vajze rreth dy vjec) mund te me tradhetoje. E perjetoj shume keq kete dyshim-frike! E shfaq kur smundem ta mbaj me, apo kur ka situata qe me ngacmojne.

Jemi njohur vete, dhe jemi dashur shume, kete e them pasi kemi kapercyer mjaft veshtiresi, perfshire distancen apo rezistencen e prinderve te mi. Tashme keto marredhenie jane rregulluar, bashke me keto edhe gjendja jone ekonomike ne nje fare menyre, fale punes se tij, pasi une vet nuk kam mundur te punoj gjate e me pas jam marre (dhe vazhdoj ende) vetem me vajzen se nuk kemi njeri afer kujt tja leme dhe ne cerdhe apo dado jo, duke dashur te rritet me njerin prej nesh.

Bashkeshorti e do shume vajzen dhe ben gjithcka per te, qe te mos i mungoje asgje, normal me sakrifica. Edhe per mua tregohet i gatshem, ndonese une nuk e kam tipin “te perfitoj” nga kjo. Duke qene se ai punon gjithe diten, del ne mengjes e vjen ne darke, shpeshhere me kapin dyshime, sa here ai niset me heret per ne pune apo vonohet pas pune (gjithnje njofton). Pavarsisht se ma shpreh dashurine une perseri kam keto dreq mendimesh ne koke qe sme lene te qete. Shume here kemi debatuar per kete por ai me thote qe skam arsye ta mendoj madje, ka arritur te me beje mosmirenjohese qe ai po punon e mban shtepine e une nuk ja di ( sipas tij moj nena pasi une e vleresoj e di edhe sa presion e stres ka puna qe ben, e sakrifica me orar te zgjatur cdo dite, e nuk e kam tipin te shperdoroj rrogen qe ai sjell, eshte fale tij qe sot, vetem mbas kater viteve pune e martese jemi ne shtepine tone, pasi kemi qene me qera, se ja kemi nisur nga 0 sa perfunduam shkollen).

Ndoshta u zgjata shume por do doja nje mendim nga ju si te veproj, ti ndjek deri ne fund rastet qe dyshoj apo ta le te qete, ne kuptimin e mire te fjales pasi me thote qe mbas nje dite te lodhshme degjoj edhe budalliqet e tua. Ama nje dite qe harroi tel ne shtepi, 5 min pas orarit te punes, e merr nje nr, duke menduar qe mund te ishte vet ai me ndonje tel tjeter, pergjigjem dhe del nje vajze qe e kerkon, e kur e pyes nga kush, thote le te themi nga nje mike e vjeter e ngurroi te me jepte emrin, pasi debatova pak me te e bera te me kerkonte te falur per arrogancen.

Per te tjerat debatova me tim shoq e pasi foli me te doli qe kerkonte ti punesonte vellane e saj. Raste te tilla me ngacmojne, menyra si njerezit jane bere sot, por teksa une ja kisha friken vetem botes, kur behesha xheloze, tashme ja kam dhe tim shoqi. E di qe nuk rri njeri me zor e kete ma thote, se jam ketu se te dua, nuk kam frike dhe une e di ama sot kemi degjuar raste qe mbajne nje familje te rregullt e nga ana tjeter kane te tjera, se sot nje pjese e femrave pa dashur te ofendoj njeri kane zgjedhur menyra te ndyra per te mbajtur punen apo per te mbijetuar, dhe mbajne veten e bejne lloj lloj operacionesh thjesht per te rene ne sy, ndersa kur kthehet nga puna e gjen gruan ashtu me floket fije fije qe ka luajtur femija, veshur thjeshte dhe e sfilitur qe te beje detyren si nene e si grua,duke mos i kushtuar rendesi vetes.

Shpresoj te me kuptoni e te ndani disa mendime qe mund te me ndihmonin te shoh perseri familjen qe gjithnje kam enderruar e te kem prane njeriun qe i kam dhene shpirtin e gjithcka, ndyshe kam frike mos bej ndonje marrezi. Ju pershendes!






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X