Kalendari i vizitave dhe analizave se shtatzanise

0 1

Tremujori i parë – Nga fillimi i shtatëzanisë deri në javën e 12 të shtatëzanisë: Vizita e parë duhet të kryhet sa më herët që dyshohet shtatëzania, deri në javën e 10 të shtatëzanisë. Vlerësohet: shtatëzania dhe shëndeti i nënës; bëhet matja e gjatësisë, peshës dhe përcaktimi i indeksit të masës trupore; matja e tensionit të gjakut; analiza e urinës së thjeshtë; urokultura; analiza për grupin e gjakut; faktori Rhezus; analiza për anemi; analiza e glicemisë (sheqeri në gjak); analiza për disa viruse, si hepatiti B, Rubeola etj; ekzaminimi me ekografi për të përcaktuar moshën e shtatzënisë; ekzaminimi për sindromën Doën.

Tremujori i dytë – Nga java e 12 deri në javën e 28 të shtatëzanisë: Gjatë këtij tremujori të shtatëzanisë duhet të kryhen vizita: në javën e 10 – 16; në javën 18 – 20; në javën e 25. Shqyrtohen analizat e dhëna dhe bëhet vlerësimi i: peshës; matja e tensionit të gjakut; analiza e urinës; analiza e gjakut komplet, për anemi dhe antitrupa; analizat e glicemisë (sheqeri në gjak), azotemisë, kreatinemisë, uricemisë, fibrinogjenit, hekurit TORCH, HbsAg; ekzaminimi me ekografi për të përcaktuar anomali; zhvillimin e fetusit apo numrin e tyre.

Tremujori i tretë – Nga java e 28 e shtatzënisë deri në javën e 40 të shtatzënisë: Gjatë këtij tremujori të shtatëzanisë duhet të kryhen vizita: në javën e 28; në javën e 31; në javën e 34; në javën e 36; në javën e 38; në javën e 40. Shqyrtohen analizat e dhëna dhe bëhet vlerësimi: matja e peshës; matja e tensionit të gjakut; analiza e urinës; analiza e gjakut komplet, për anemi dhe antitrupa; analizat e glicemisë (sheqeri në gjak), azotemisë, kreatinemisë, uricemisë, fibrinogjenit, hekurit TORCH, HbsAg; ekzaminimi me ekografi për të përcaktuar anomali, zhvillimin e fetusit apo për të vlerësuar pjekurinë e placentës.

Lexoni dhe: Ekot që duhet të bëhen gjatë muajve të shatzanisë

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X