Plaçenta është një organ i mirëfilltë që krijohet brenda barkut të nënës gjatë shtatëzanisë. Rëndësia e saj është jetike për fetusin, i cili nëpërmjet saj ushqehet dhe merr oksigjenin e nevojshëm, për këtë arsye është shumë e rëndësishme që gjendja e saj të jetë e mirë, edhe pse duke filluar nga java e 33-të e shtatëzanisë ajo fillon të kalçifikohet, pra të vjetërsohet (plaket). Problem konsiderohet nëse ky kalcifikim ndodh para periudhës normale.
Cilat janë komplikacionet që shfaqen nëse plaçenta vjetërsohet para kohe?
Nëse ndodh diçka e tillë fetusi nuk do të ushqehet në mënyrën e duhur gjë e cila do të shkaktojë vonesë në rritje dhe zhvillim.
Cilat janë shkaqet?
Ato mund të jenë:
Konsumimi i duhanit gjatë shtatëzanisë (faktor rreziku konsiderohet edhe tymi pasiv);
Diabeti gestacional;
Hipertensioni.
Si duhet të veprojë gruaja në këtë rast?
Një problem i tillë i këtij organi kaq të rëndësishëm nuk jep ndonjë simptom specifike tek nëna, e megjithatë mjeku mund ta dallojë atë mjaft lehtësisht me anën e një ekografie gjatë vizitës së rutinës. Nëse mjeku konstaton diçka të tillë do të fillojë trajtimin me medikamentet e nevojshme, ndërkohë gruaja duhet të qëndrojë sa më shumë të jetë e mundur në rregjim shtrati në mënyrë që fetusi të marrë sa më shumë të jetë e mundur oksigjen. Nëse do të jetë e nevojshme mjeku do të kërkojë gjithashtu edhe kryerjen e një lindje të parakohshme, dhe sigurisht që kjo duhet të ketë parësore shëndetin dhe mirëqënien e fëmijës.
Lexoni dhe: Cilat jane shtatzanite me te rrezikuara nga placenta previa dhe cfare ndodh ne kete rast
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu