Kafe para gjumit? Përgjigja e fundit nga shkenca

0 1

Dritë jeshile për konsumin e kafes para gjumit. E çuditshme, por e vërtetë, në fakt, duket se kafeja favorizon gjumin. Për të fjetur mirë, që është një kusht thelbësor për cilësinë e jetës, duket se është më mirë të pini një kafe sesa të pini cigare ose të shijoni një gotë verë.

Ky është rezultati i një studimi nga Universiteti Florida Antlantic, Universiteti Misisipi, Harvard dhe Emory, sipas të cilit nëse pini alkool 4 orë para gjumit ju keni një shans shumë më të lartë për ndërprerje sesa mund të ndodhë duke pirë kafe. Rezultatet, të botuara në revistën Sleep, sugjerojnë gjithashtu se nikotina, veçanërisht në mbrëmje, është e lidhur fort me pagjumësinë.

14 vite studim

Për të arritur në këto përfundime, 785 afrikano-amerikanë u përfshinë në studim për 14 vjet dhe asnjë prej tyre nuk vuajti nga çrregullime të gjumit. Të gjithëve iu dha një sensor monitorimi dore për monitorimin e gjumit, si dhe një ditar për të shënuar se si flinin, si ndjeheshin, çfarë hanin, a pinin duhan dhe alkool natën.

Nikotina

Edhe pas kontrollimit të faktorëve të tjerë që mund të ndikojnë në gjumë – të tilla si mosha, seksi, pesha, profesioni, nëse janë të depresionuar, në ankth, të stresuar kafeina u zbulua se ka një ndikim shumë të kufizuar në gjumë. Ndërsa, pas konsumit të alkoolit, netët pa gjumë raportoheshin rregullisht, shpesh pas një aperitivi, por më shpesh ndodhte nëse personi pinte më afër kohës së gjumit. Asgjë nuk krahashet me nikotinën, sidoqoftë. Ata që pinin duhan priren të flenë, mesatarisht, 43 minuta më pak se jo duhanpirësit.

Ndër faktorët që ndikojnë cilësinë e gjumit janë fushat magnetike, kështu që nuk rekomandohet të mbani në dhomë gjumi radio, telefona celularë, televizion, kompjuter.

Lexo edhe:

A ndihmon dieta e kafesë për të humbur peshë?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

8 arsye pse jemi gjithmonë...

Ju "gërryen" stomaku në mes të një takimi, në punë, në një mbledhje online? Të qenit i uritur vazhdimisht mund të shkaktohet nga mungesa e proteinave, fibrave dhe yndyrave në...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X