Ka mbërritur sezoni i ftohtë, ja si të mbroni fëmijët nga ftohja dhe mënyrat e trajtimit

0 0

Ftohjet tek fëmijët

Ftohja shkaktohet nga viruset (mikrobet) që infektojnë hundën, fytin dhe sinuset. Ftohja është më e zakonshme në vjeshtë dhe dimër kur njerëzit janë brenda dhe në kontakt të ngushtë me njëri-tjetrin.

Mund t’ju duket sikur fëmija juaj ftohet herë pas here gjatë gjithë dimrit. Fëmijët e vegjël nuk kanë krijuar ende imunitet (mbrojtje) për më shumë se 100 viruse të ndryshme të të ftohtit që qarkullojnë përreth, sidomos gjatë fundit të vjeshtës e dimrit. Kjo është arsyeja pse ata mund të ftohen shumë herë gjatë vitit.

Pasi e keni marrë virusin e të ftohtit, bëheni imunë ndaj këtij mikrobi specifik. Kjo është arsyeja pse fëmijët ftohen më pak ndërsa rriten.

Si përhapen ftohjet?

Fëmijët mund të marrin ftohjen nga motrat, vëllezërit, prindërit, anëtarët e tjerë të familjes, shokët, mësuesit ose kujdestarët. Virusi zakonisht përhapet në një nga tre mënyrat:

  • Kontakt i drejtpërdrejtë – siç është puthja, prekja ose mbajtja e duarve me një person të infektuar. Nëse keni një virus, do të keni mikrobe në hundë, gojë, sy dhe në duart tuaja. Duke prekur njerëzit e tjerë, mund të kaloni virusin.
  • Kontakti indirekt nënkupton prekjen e diçkaje një lodër, laps, stilolaps që është prekur nga një person i infektuar dhe tani ka mikrobe në të. Disa mikrobe, përfshirë ato që shkaktojnë ftohjen dhe diarrenë, mund të qëndrojnë në sipërfaqe për shumë orë.
  • Disa mikrobe përhapen nëpër ajër kur një person kollitet ose teshtit. Pika nga kolla ose teshtitja mund të arrijë në hundën ose gojën e një personi tjetër.

Si mund ta di nëse fëmija im është ftohur?

Simptomat tipike të ftohjes përfshijnë:

  • rrufë dhe teshtima;
  • kollitje;
  • dhimbje koke;
  • dhimbje të buta të fytit;
  • humbje e oreksit;
  • lodhje;
  • ethe dhe temperaturë.

Virusi i gripit shkakton temperaturë të lartë, kollë dhe dhimbje trupi. Ai ju prek më shpejt se i ftohti dhe i bën njerëzit të ndihen më keq. Fëmijët e ftohur zakonisht kanë energji për të luajtur dhe vazhduar rutinën e tyre të përditshme. Fëmijët me grip janë zakonisht në shtrat.

Kur duhet të shkoj te mjeku?

Fëmijët e të gjitha moshave duhet të shkojnë te mjeku nëse ftohja duket se po shkakton probleme më serioze. Shkoni menjëherë në urgjencë nëse vëreni se fëmija juaj:

  • po merr frymë me shpejtësi ose duket se po mundohet shumë për të marrë frymë;
  • ka buzë të errëta;
  • ka shumë kollë sa i shkakton të vjella;
  • zgjohet në mëngjes me një ose të dy sytë e mbyllur me qelb të verdhë të tharë;
  • është shumë më i përgjumur se zakonisht, nuk dëshiron të ushqehet ose të luajë, bezdiset shumë dhe nuk mënyrë për ta qetësuar;
  • ka sekrecione të trasha ose me ngjyrë nga hunda për më shumë se 10 deri në 14 ditë.

Shkoni te mjeku nëse fëmija juaj tregon ndonjë shenjë të një infeksioni të veshit të mesëm (dhimbje veshi, kullim nga veshi), i cili mund të shkaktohet nga i ftohti.

Çarë mund të bëj nëse fëmija im është ftohur?

Nuk ka shërim për ftohjen. Ftohjet zakonisht zgjasin rreth 1 javë por mund të vazhdojnë deri në 2 javë. Zakonisht largohen vetë.

  • Mbajeni fëmijën tuaj sa më të qetë që të jetë e mundur. Ofroni shumë lëngje dhe ushqime në porcione të vogla, me sa më shumë vlera ushqyese.
  • Kontrolloni temperaturën e fëmijës suaj. Për të lehtësuar dhimbjet, ose ethet me temperaturë më të lartë se 38.5 ° C, përdorni acetaminofen. Ibuprofeni mund të përdoret për fëmijë mbi 6 muaj. Në qoftë se mjeku ju këshillon të bëni ndryshe, jepini dozën e rekomanduar në paketim çdo 4 orë derisa të bjerë temperatura. Mos u jepni acid acetilsalicilik [ASA (për shembull, Aspirin)] – ose ndonjë ilaç që e përmban atë, sepse mund të çojë në dëmtim të trurit dhe mëlçisë (sindromi Reye).
  • Mos u jepni ilaçe pa recetë fëmijëve më të vegjër se 6 vjeç, përveç nëse mjeku juaj i përshkruan ato.
  • Flisni me mjekun ose farmacistin tuaj përpara se t’i jepni ilaç. Lexoni me kujdes udhëzimet e etiketës. Mos jepni më shumë sesa rekomandohet.
  • Kollitja ndihmon në pastrimin e mukusit nga gjoksi. Shumë ilaçe përmbajnë lëndë që lehtësojnë kollitjen. Zakonisht ato përfshijnë dekstrometorfan (i quajtur gjithashtu DM) dhe / ose difenhidramine. Shumica e studimeve për këto ilaçe janë bërë tek të rriturit. Disa që janë bërë te fëmijët nuk tregojnë asnjë përfitim.
  • Ilaçet që pastrojnë bllokimin e hundës dhe sinusit nuk ndihmojnë kundër kollitjes. Dekongestantët e marrë nga goja nuk funksionojnë shumë mirë dhe mund të bëjnë që fëmija juaj të ketë rrahje të shpejtë të zemrës ose probleme me gjumin. Antihistaminët nuk funksionojnë për ftohjen.
  • Ilaçet me pika të hundës sigurojnë vetëm lehtësim në afat të shkurtër dhe nuk duhet të përdoren më shumë se 2 deri në 3 ditë. Ata në të vërtetë mund ta bëjnë bllokimin edhe më keq. Mos i përdorni këto produkte te fëmijët nën 6 vjeç.
  • Antibiotikët nuk do të ndihmojnë për të larguar ftohjen. Antibiotikët duhet të përdoren vetëm kur fëmijët zhvillojnë sëmundje më serioze të shkaktuara nga bakteret, siç është infeksioni i veshit ose pneumonia.
  • Fëmijët mund të vazhdojnë aktivitetet e tyre normale nëse ndihen mjaft mirë për ta bërë këtë. Nëse kanë temperaturë ose komplikime, mund t’ju duhen disa ditë pushim në shtëpi. Fëmija juaj mund të shkojë kopsht ose në shkollë nëse ndihet mjaft mirë për të marrë pjesë në aktivitete.
  • Fëmijët me ftohje ende mund të luajnë jashtë.

Si mund të parandaloj ftohjen e fëmijës?

  • Larja e duarve është mënyra më e rëndësishme për të zvogëluar përhapjen e ftohjes:
  • Lani duart pas kollitjes, teshtitjes ose fshirjes së hundëve.
  • Lani duart pasi të keni kontakte me dikë që është me të ftohtë.
  • Lani duart tuaja dhe duart e fëmijës pasi i keni fshirë hundët.
  • Kur uji dhe sapuni nuk janë në dispozicion, përdorni letra të lagura ose dezinfektues për duar me bazë alkooli. Mbajini larg fëmijëve, sepse mund të jenë të dëmshme nëse gëlltiten.
  • Mësojini fëmijët tuaj që të mbulojnë hundën dhe gojën kur teshtijnë ose kolliten.
  • Shmangni ndarjen e lodrave që fëmijët e vegjël vendosin në gojë, derisa të pastrohen.
  • Shmangni ndarjen e gotave, enëve ose peshqirëve me të tjerët derisa të jenë pastruar.
  • Nëse fëmija juaj shkon në çerdhe, kopsht ose shkollë, tregojini edukatorëve e mësuesve për simptomat dhe pyetini nëse duhet të qëndrojë në shtëpi atë ditë.
  • Sigurohuni që fëmija juaj të bëjë të gjitha vaksinat e rekomanduara. Ndërsa vaksinat nuk do të parandalojnë ftohjen, ato do të ndihmojnë në parandalimin e disa ndërlikimeve, siç janë infeksionet bakteriale të veshëve ose mushkërive. Vaksina e gripit mbron nga gripi por jo kundër viruseve të tjera të frymëmarrjes.

Lexo edhe: Ftohja e nënës në shtatzani rrit rrezikun e astmës te bebi






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X