Jonida Vokshi rrëfen mes lotësh momentin më të bukur e më të vështirë me të bijën/ VIDEO

0 0

Pothuajse një vit më parë, në 18 qershor të vitit që lamë pas, moderatorja Jonida Vokshi dhe bashkëshorti i saj Besnik Krapi u bënë prindër për herë të parë, duke sjellë në jetë një vogëlushe, të cilës i vendosën emrin Emi.

Është bërë afro një vit që ajo ka zbukuruar jetën e mamit e të babit, por edhe rrjetet tona sociale, me foto të ndryshme përgjatë rritjes së saj.

Së fundmi Jonida ka qenë e ftuar në emisionin “E ardhmja është vajzë”, ku rrëfeu momentin e saj më të lumtur njëkohësisht dhe më të vështirin, ardhjen në jetë të së bijës.  Mes lotësh, ajo përshkroi çastin kur po sillte në jetë vogëlushen e saj.

“Në momentin që Emi po tentonte të vinte në këtë botë dhe unë mes gjithë vështirësive për ta ndihmuar dëgjoj që doktoresha ime tha që Emit i ishte lidhur kordoni. Ishte e vështirë të dilte sepse ishte kordoni që e tërhiqte sërish dhe mbaj mend që doktoresha më thoshte se është gjithçka në dorën tënde.

Në kokën time non stop qarkullonte vetëm ideja a do të mundem. Aty kam kuptuar se çfarë do të thotë që jeta jote është më e parëndësishme. Por ja dola dhe kur e kam dëgjuar të qajë, të paktën ajo që kemi ne në dorë të bëjmë maksimumin. Thjesht na ngelet të shpëtojmë një njeri me aq sa mundemi. Kur e shoh tani jam njeriu më i lumtur në botë”, – rrëfeu mes lotësh Jonida.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lajm i trishtuar për aktoren...

Lajm i trishtuar për aktoren e mirënjohur të humorit në Shqipëri, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka ndarë me ndjekësit e saj këto emocione trishtimi: Të dy...

Dafina Zeqiri dhuron paratë e...

Në këtë prag fundviti, këngëtarja Dafina Zeqiri ka mbajtur një premtim të bërë kohë më parë. Të gjitha paratë e fituara nga shitja e albumit të saj, "Dafinë Moj", kanë...

I mallkojnë fëmijët në Instagram,...

Gjuha e urrejtjes, sidomos në rrjetet sociale, përhapet me një shpejtësi e lehtësi të jashtëzakonshme. Kushdo, pas një tastiere apo ekrani të një pajisjeje inteligjente, mund të shprehë mendimi ne...

Marina dhe Getoari prindër për...

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë bërë prindër për herë të parë. Ditën e djeshme, moderatorja solli në jetë vogëlushen Marget. Emri i saj është bashkim i gërmave të para...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X