John Legend flet sërish për humbjen e djalit

0 0

Disa muaj më parë çifti Chrissy Teigen dhe John Legend bënë të ditur për gjithë ndjekësit e tyre se humbën fëmijën e tretë që prisnin të vinte në jetë. Ata prisnin një djalë, të cilit i kishin zgjedhur emrin Jack, por për shkak të një hemorragjie dhe një problemi me placentën, Chrissy nuk arriti të sillte një jetë djalin.

Ata e bënë publik këtë episod të trishtë duke postuar foto nga shtrati i spitalit duke qarë. Pas kësaj, shumë ndjekës i kanë falënderuar, për sinqerietin me të cilin janë shprehur për këtë ngjarje kaq të dhimbshme.

Pati edhe nga ata që i kanë kritikuar, megjtihatë, kjo nu ke ka ndalur i kanë kritikuar, megjtihatë, kjo nu ke ka ndalur çiftin që të flasë hapur rreth kësaj teme.

Sërish në një intervistë të dhënë së fundmi këngëtari John Legend ka treguar se është ndjerë shumë mirë pasi bashkëshortja e tij vendosi që këtë eksperiencë ta ndante me të tjerët.

“Ajo që mësova gjatë këtij procesi ishte, së pari, sa shpesh ndodh kjo gjë tek shumë familje. Ndjemë sensin e vërtetë të komunitetit duke e ndarë këtë gjë me njerëzit e tjerë. Atyre ju duk se u panë nga ne dhe anasjelltas dhe mendoj se kjo ndihmon çdokënd që të përballojë hidhërimin kur e dinë se ka njerëz të tjerë që e ndjejnë këtë gjë.

Jam shumë i kënaqur që instikti i Chrissy-t ishte që ta ndanim, sepse ishte realisht gjëja e duhur për t’u bërë. Na ndihmoi ne që ta kalonim dhe mendoj se ndihmoi familjet e tjera që po kalojnë të njëjtën gjë. Njerëzit ndjehen të turpëruar dhe të vetmuar dhe mendoj se ne i ndihmuam njerëzit që të ndjehen më pak të vetmuar”, është shpehur Legend në një intervsitë për “CBS”.

Çifti janë prindër të dy fëmijëve të tjerë, Luna 5 vjeçe dhe Miles, që së shpejti do të bëhet 3 vjeç.

Lexo edhe: Disa muaj pas abortit, modelja e njohur: Djali im do të kishte lindur këtë javë






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lajm i trishtuar për aktoren...

Lajm i trishtuar për aktoren e mirënjohur të humorit në Shqipëri, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka ndarë me ndjekësit e saj këto emocione trishtimi: Të dy...

Dafina Zeqiri dhuron paratë e...

Në këtë prag fundviti, këngëtarja Dafina Zeqiri ka mbajtur një premtim të bërë kohë më parë. Të gjitha paratë e fituara nga shitja e albumit të saj, "Dafinë Moj", kanë...

I mallkojnë fëmijët në Instagram,...

Gjuha e urrejtjes, sidomos në rrjetet sociale, përhapet me një shpejtësi e lehtësi të jashtëzakonshme. Kushdo, pas një tastiere apo ekrani të një pajisjeje inteligjente, mund të shprehë mendimi ne...

Marina dhe Getoari prindër për...

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë bërë prindër për herë të parë. Ditën e djeshme, moderatorja solli në jetë vogëlushen Marget. Emri i saj është bashkim i gërmave të para...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X