Jo me klasa, mesime dhe detyra shtepie! Risia qe Zelanda e Re sjell per nxenesit e saj

0 0

Thellë në mesin e përrenjve dhe pemëve të Kauri në Aucklandin rural të Zelandës së Re, shtrihet shkolla më e re e cila paraqet një risi dhe tepër alternativa për studentët e saj. Duke qënë se koha ëshë e mirë në më të shumtën e kohës, mësimi atje zhvillohet në natyrë, mes peshkimit, gatimit të ushqimeve në zjarr… detyrat dhe klasat? Përfundimisht  nuk ekzistojnë!

“Ne sigurisht që jemi një shkollë por e ndryshme nga të gjitha shkollat e tjera”, shprehet Joey Moncarz, bashkë-themelues dhe mësues në shkollën “Deep green Bush”, e cila është në vitin e dytë të inagurimit të saj.

“Ne nuk bëjmë gjëra që nuk ju interesojnë fëmijëve, nuk jemi këtu për t’ju treguar atyre se kur është koha për të mësuar matematikë. Ata mund ta bëjnë këtë kur të jenë të interesuar”. Kështu është motoja e tyre. Moncarz është një ish mësues i zakonshëm, dhe pas 5 vitesh zhgënjyese në një nga shkollat e Zelandës së Re, ai u largua për të ushtruar profesionin e tij në Deep Green Bush, në këtë mënyrë kaq të vecantë.

Si zhvillohet mësimi në këtë shkollë?

Nëse moti jua lejon, nxënësit e kalojnë një pjesë të mirë të kohës jashte duke eksploruar natyrën, duke peshkuar, gjuajtur, duke mësuar më shumë rreth florës dhe faunës së vendit. Shkathësimi dhe përfitimi i aftësive në lexim, shkrim, matematikë etj, mund të fitohen me kalimin e kohës, pra në momentin që fëmija tregon interes dhe jo kur e imponon mësuesi. Kjo për mësuesit e asaj shkolle nuk konsiderohet një problem.

“Përse fëmijët duhet të shkojnë në shtëpi të stresuar? Është normale kjo gjë? Është normale që fëmija të jetë i pakënaqur?” kjo moto është aprvuar jo vetëm nga prindërit por edhe nga Ministria e Arsimit e cila është në dijeni të plotë të programit të kësaj shkolle.

Në botë ekziston një precedent në rritje në lidhje me shkollat që praktikojnë edhe metodën e shkollës “Bush”, dhe kjo praktikohet veçanërisht në Skandinavi, ku fëmijët e kalojnë ditën e shkollës apo kopështit në akull. Megjithatë mësuesit dhe edukatoret kujdesen që fëmija të marrë njohuritë e duhura dhe të fitojë aftësi për të gjetur punë edhe në botën moderne. Të bësh pjesë në botën modern të punësimit kërkon një sërë aftësish të caktuara, dhe këto aftësi sipas mbshtetësve të këtyre shkollave mund të fitohen edhe në mënyrën “Bush”.

“Ne nuk nuk duam të jemi njësoj, por as të zëvendësojmë shkollat e zakonshme”, shprehet Moncarz. “Po përdorim të njëjtën mencuri që prindërit tanë kanë përdorur për t’i mësuar fëmijët e tyre për miliona vjet me radhë. Mendojmë se bllokimi i tyre nëpër klasa dhe detyrimi për të mësuar mund të shkaktojë shumë probleme”.

Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?

  • Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
  • Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
  • Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
  • TV (13%, 78 Votes)78
  • Muzike (8%, 49 Votes)49
  • Libra (5%, 30 Votes)30

Total Voters: 586

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Shembujt e ndëshkimeve negative që...

Shkencëtarët e sjelljes përdorin termin "dënim" për të përshkruar veprimet që ulin gjasat që një sjellje specifike të përsëritet. Dhe në atë disiplinë akademike, fjala "negativ" tregon largimin. Pra, nga...

A ka TikTok përmbajtje seksuale...

Mijëra vajza të reja po postojnë përmbajtje seksuale në TikTok për një audiencë prej miliona ndjekësish, duke i lënë ato në mëshirën e “grabitqarëve”në internet. Ka shqetësime në rritje për...

Tri arsye përse notat nuk...

Sistemi arsimor është ndër më të diskutuarit dhe që ka ngjallur shumë pakënaqësi, jo vetëm në vendin tonë, por kudo. Megjithatë, disa koncepte, si për shembull ai i notave, janë...

Barbie thyen klishetë, sjell sirenën...

Nga thellësitë e oqeaneve vjen një lodër e re e gatshme për të zgjeruar konceptin e gjithëpërfshirjes dhe diversitetit: është Ken 'merman', versioni mashkullor i sirenës Barbie. Mattel ka njoftuar...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X