Jo blender për ushqimet e fëmijëve, ja si duhet t’ja servirni

0 0

 

Asnjë ushqim në blender, por uleni fëmijën të hajë në tryezë me familjen me ushqimet të copëtuara pa rregulla strikte. Trendi i ri është vetëzhvillimi i fëmijës.

Vetëushqyerja, vlerësuar gjithnjë nga pediatrit dhe prindërit, propozon një ndryshim më të lirë dhe natyror në dietë, si një alternativë ndaj mënyrës tradicionale. Fëmijët duhet të provojnë lirshëm atë që gjendet në tryezë, pa harruar që qumështi ende duhet të jetë baza e dietës së tyre.

Një model i ushqimit për të gjithë familjen

Sipas ekspertëve, të vegjlit duhet të hanë të njëjtin vakt si pjesa tjetër e familjes. Kjo vlen jo vetëm për ushqimet kryesore, por për të gjitha vaktet e ditës, duke përfshirë ushqimet e shpejta dhe ato jashtë shtëpisë.

Rreth 6 muaj

Në cilën moshë duhet të filloj vetëushqyerjen?

Përgjigjja është e thjeshtë: kur fëmija tregon interes në ushqim, domethënë, kërkon atë në mënyrë aktive dhe tregon shenja të zhvillimit adekuat neuromotor. Zakonisht kjo ndodh rreth moshës 6 muajshe, por është e rëndësishme të vëzhgoni fëmijën për të kuptuar kur është koha e duhur, sepse secili fëmijë është i ndryshëm nga tjetri.

Kalimi në një dietë solide duhet të jetë një proces i ngadalshëm dhe i respektueshëm, për secilin fëmijë, pa akte forcë. Gurthemeli i këtij procesi, në të vërtetë, është që fëmija të hajë atë që dëshiron në sasitë që dëshiron, sepse, qëndrimi në tavolinë me pjesën tjetër të familjes, mund ta bëjë të tregojë interes. Nuk ka ushqime që duhen shmangur, vetëm mos harroni t’i copëtoni.

Një proces gradual

Në këtë mënyrë fëmijët mësojnë të përdorin lugët dhe pirunjtë, të pijnë gjatë vaktit dhe të respektojnë rregullat e familjes. Ata fitojnë të njëjtat zakone dhe rituale të të mëdhenjve në mënyrë instiktive, pa nevojë për trajnim.

Lexo edhe: Si ta bind femijen te haje me ne në tryeze?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X