Jetesa në zona rurale, përfitimet në shëndet

0 0

Jetoni në mes të natyrës, merrni ajër të pastër dhe bëni shëtitje të gjata. Ky duket se është çelësi i jetëgjatësisë. Kjo është zbuluar nga një studim i kryer nga Caoimhe Twohig-Bennett dhe Andy Jones, dy shkencëtarë nga një universitet në Angli, ku rezultoi se njerëzit të cilët rregullisht marrin pjesë ose jetojnë në afërsi të hapësirave të gjelbra kanë më pak gjasa për t’u sëmurur në krahasim me ata që banojnë në qendrat urbane. Kjo mënyrë jetese, në veçanti, zvogëlon rrezikun e diabetit të tipit II, sëmundjet kardiovaskulare, lindje të parakohshme, hipertension dhe vdekje të parakohshme.

290 milion njerëz të përfshirë

Studimi, i cili përbëhej nga më shumë se 290 milion njerëz në 20 vende, duke përfshirë Britaninë e Madhe, SHBA, Spanjën, Francën, Gjermaninë, Australinë dhe Japoninë, thotë se qëndrimi në natyrë rrit shanset për të bërë lëvizje, për t’u socializuar, për të qenë në kontakt me mikroorganizma që stimulojnë aktivizimin e sistemit imunitar.

Dr Twohig-Bennett thekson: “ndoshta ata që jetojnë pranë hapësirave të gjelbra kanë më shumë mundësi për të ushtruar aktivitet fizik dhe për t’u shoqëruar. Përveç kësaj, ekspozimi ndaj një varieteti të ndryshëm bakteresh të gjetur në zonat natyrore mund të rezultojë në përfitime për sistemin imunitar dhe zvogëlimin e inflamacionit”.

Banjo dielli në pyll

Shumë hulumtime të kryera në Japoni sugjerojnë se fintocidi i lëshuar nga pemët, mund të shpjegojë përfitimet e një banjo dielli në pyll, një terapi shumë të popullarizuara në Japoni, ku njerëzit kalojnë kohë të ulur, shtrirë apo duke ecur në mes të pemëve, për të përmirësuar shëndetin “.

Ta dini!

Ekspozimi ndaj hapësirave të gjelbra redukton nivelet e kortizolit në pështymë, një tregues i rëndësishëm fiziologjik i stresit, duke përmirësuar gjendjen shpirtërore.

Lexo edhe: Femijet ne fshat me pak te rrezikuar nga astma






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X