Sikur J-Lo të mos kishte arritje të mjaftueshme në shumë aspekte të jetës së saj, ajo tani po i shton titullin “Nëna e Vitit” listës së arritjeve. Këngëtarja së fundmi ka ndarë videon e një bisede me të bijën, që është vërtet shumë e ëmbël.
Javën e kaluar, Lopez filloi turneun e saj “It’s My Party” në Kaliforni me një duet të papritur me vajzën e saj 11-vjeçare. Në një video në YouTube, ajo ndan procesin e përgatitjes për shfaqjen, duke përfshirë një klip të saj dhe Emme-s para se të dalin në skenë.
Pas trajnimit vokal të Emme-s, Lopez i jep vajzës një përqafim të fortë dhe i kap kokën me dashuri. “Kaq krenare për ty”, thotë ajo. “Edhe sikur të mos dilje atje, unë do të isha krenare për ty.”
“Por për çfarë?” pyet vajza.
“Për gjithçka që je,” përgjigjet nëna e saj. “Është e vërtetë. Ti je një shpirt kaq i mirë, i dashur, i bukur. ”
Fjalët inkurajuese të J-Lo ishin ndoshta një faktor i rëndësishëm për besimin e Emme-s në skenë. Pas performancës në skenë ato përqafuan fort njëra-tjetrën, ndërsa duket qartë se Emme ka trashëguar talentin nga nëna e saj.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu