Jeni shtatzane? Kur femija juaj rrezikohet vertet?

0 0

E dini se kur e rrezikoni fëmijën gjatë shtatzanisë? Ndërsa jeni duke bërtitur! Të ngresh zërish dhe nervozohesh nuk i bën mirë asnjëherë organizmit dhe mbi të gjitha nëse jeni duke pritur një fëmijë. Ndryshimet humoriale në këtë periudhë janë të shpeshta dhe shpesh gruaja e gjen veten duke debatuar me personat që e rrethojnë edhe për gjëra pa rëndësi. Por pavarësisht të gjithave duhet të dini se është shumë e rëndësishme të evitoni të bërtiturat apo të qarat. Gjithçka ndikon tepër negativisht tek fëmija që keni në bark.
Si e rrezikon e bërtitura fëmijën gjatë shtatzanisë?
Të gjitha ndjenjat që nëna përjeton në shtatzani ndikojnë edhe tek fëmija dhe kjo është publikuar edhe në vitin 2009 në “Bioscience Hypotheses”. Në moshë madhore fëmija është i rrezikuar për të zhvilluar patologji të mendjes dhe trupit, dhe në rastet më ekstreme edhe skizofreni.
Gjithashtu stresi gjatë shtatzanisë e rrit deri në 3 herë rrezikun për një abort spontan. Në momentin që gruaja stresohet në trup prodhohet si përgjigje hormoni i kortizolit, dhe ky hormone është gjetur në vlera të larta edhe tek gratë që kanë pasur një abort spontan.
Jo vetëm kaq…
Stresi dhe nervozizmi do të ndikojnë edhe në plaçentë, pikërisht nga rritja e nivelit të kortizolit, duke bërë që ajo të mos funksionojë në mënyrën e duhur. Do të vihet re një reduktim i oksigjenit dhe elementëve ushqyes që do të kalojnë nga nëna tek fëmija, duke bërë që fëmija të lindë në një peshë më të vogël se normalja.
Po nëna?
Edhe tek nëna stresi ndikon negativisht duke bërë që sistemi imunitar të mos funksionojë në mënyrën e duhur, dhe për pasojë edhe sistemi imunitar i fëmijës do të jetë në nivele të ulëta. Gjatë viteve të para të jetës fëmija është më i rrezikuar ndaj alergjive dhe astmës.

Lexoni edhe: 7 arsyet me te shpeshta te abortit spontan






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X