Jeni shtatezane dhe keni marrje mendsh? Ja si duhet te veproni

0 0

Gjatë shtatëzanisë gruaja mund të ndiejë disa shqetësime me të cilat ndoshta nuk është përballur ndonjëherë më parë, dhe një prej tyre mund të jenë marrjet e mendtve.

Por çfarë i shkakton ato?

Këto marrje mendsh e kanë origjinën nga ulja e presionit të gjakut, gjë e cila vihet re kryesisht gjatë muajve të parë të shtatëzanisë. Ulja e presionit të gjakut shkaktohet nga veprimi i progresteronit, i cili shkakton një zgjerim të diametrit të venave dhe arterieve, në mënyrë që të sigurojë një prurje më të mirë të gjakut tek fetusi. E gjithë kjo gjendje shkakton tek nëna marrje mendsh, e cila do të jetë më e theksuar nëse gruaja para shtatëzanisë ka pasur tension të ulët. Në këtë rast ajo mund të përjetojë episode të humbjes së ekuilibrit, veshje të shikimit, gjendje të fikti, djersë të ftohta, të vjella të mëdha. Këshillohet të kryhet një vizitë tek mjeku gjinekolog.

Si mund të lehtësojmë simptomat?

  • Mos qëndroni asnjëherë me stomakun bosh;
  • Ndërsa jeni në shtëpi qëndroni shtrirë me këmbët më lart se koka;
  • Nëse jeni në rrugë ndaloni sapo të ndieni shqetësimin e parë dhe nëse keni mundësi uluni diku;
  • Mos u coni me shpejtësi nga krevati si edhe evitoni banjot e nxehta;
  • Evitoni daljen gjatë orëve të nxehta si edhe mos qëndroni shumë kohë në këmbë;
  • Ndiqni një dietë të ekuilibruar që përmban ushqime të lehta si edhe konsumoni shumë ujë;
  • Merrni me udhëzimin e mjekut suplementë me bazë kaliumi dhe magnezi të cilët ngrejnë presionin e gjakut, kryesisht nëse episodet e përjetuara janë mjaft intensive.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X