Jeni prind i ri? 8 gjerat qe nuk duhet absolutisht te beni me femijen!

0 0

Këshillat që nënat e reja do të dëgjojnë janë vërtet të shumta, por duhet të dini se nuk ka një rregull fiks në lidhje me rritjen e fëmijës. E rëndësishme është që të keni parasysh disa nga rregullat kryesore që do t’ju vijnë në ndihmë, dhe ndërmjet këtyre këshillave që duhet të bëni, duhet të dini patjetër edhe ato që nuk duhet të bëni.

Cilat janë 8 veprimet që nuk duhet të bëni me beben tuaj?

  • Mos e injoroni. Bebet nuk qajnë nga inati dhe mbi të gjitha nuk qajnë për të tërhequr vëmendjen. Ajo qënie e vogël është plotësisht e pambrojtur dhe ka nëvojë për nënën dhe babain.
  • Nuk duhet ta lini të qajë derisa ta zërë gjumi. Kjo lidhet me pikën e parë, bebi nuk qan për t’u argëtuar. Doni ta mësoni të vetëqetësohet? Ka plot mënyra të tjera për ta bërë këtë dhe nuk është nevoja të përdorni këtë metodë kaq ekstreme.
  • Fëmija nuk duhet të shkundet asnjëherë (tundet me forcë). Kjo mund të shkaktojë dëmtime në trurin e fëmijës dhe për pasojë të ketë probleme në të folur, gjakderdhje, vonesë mendore, dëmtime në dëgjim, qafë dhe kolonën vertebrale. Në disa raste mund të shkaktojë edhe vdekjen.
  • Gaboni duke mos e mbajtur fëmijën në krah. Ai kalon 9 muaj brenda barkut tuaj dhe kështu në krahët tuaj do të ndihet i qetë dhe i sigurt. Kryesisht deri në muajin e 18 të jetës kontakti me nënën është tepër i rëndësishëm.
  • Nuk duhet ta gjuani. Dhuna nuk është zjidhja e problemeve dhe as mënyra e duhur për ta bërë fëmijën të kuptojë diçka. Ta bëni fëmijën t’ju bindet nga frika do të jetë rruga që do ta çojë atë në gabim, do ta bëjë atë jo të aftë të kuptojë gjërat e gabuara nga ato të sakta.
  • Nuk duhet ta vendosni të flejë përmbys. Sindroma e vdekjes së papritur të laktantit në gjumë do të favorizohet ndjeshëm në këtë rast pasi fëmija rrezikon të mbytet.
  • Mos e lini vetëm. Kjo nuk i bën ata të mësojnë të jenë të pavarur, rezultati do të jetë komplet ndryshe. Ai do të ketë më shumë nevojë të ndihet i sigurt dhe do të vuajë nga ankthi. Kjo do të shprehet me anën e të qarave të pangushëllueshme.
  • Nuk duhet ta mësoni të flejë vetë. Kjo do të ishte komplet e panevojshme duke qënë se ai ka shumë nevojë të qëndrojë pranë jush dhe zakonisht ka nevojë të flejë në krahët tuaj, ndërsa ju e përkëdhelni.

Këto janë disa këshilla që ndoshta ju kanë bërë të mësoni diçka më shumë në lidhje me mëmësinë. Askush nuk ka lindur i ditur. E ndani këtë informacion edhe me miqtë tuaj që tashmë janë bërë prindër!






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X