Jemi ende shoqe të ngushta edhe pse mendojmë ndryshe për mëmësinë

0 1

Ne u rritëm së bashku, ishim në dasmat e njëra-tjetrës dhe ëndërruam për ditën kur do t’i rritnim fëmijët tanë bashkë. Pastaj, BOOM. Fëmijët mbërrijnë, dhe nuk duhet shumë kohë për të kuptuar se, shoqja ime më e mirë dhe unë kemi qasje shumë të ndryshme për prindërimin.

Lënia ose jo e fëmijëve të qajnë dhe fjetja në një krevat me ta janë dy nga pikat e shumta ku ne ndryshojmë.

Unë zbatoj kohën e rreptë të gjumit, ndërsa fëmijët e saj e kapin orën 7 pasdite duke parë film ose në teatër. Të vegjlit e mi hanë shumicën e vakteve nga frigoriferi, ndërsa të sajët kanë kavitete më të zhvilluara se shumica e të rriturve.

Ne të dyja jemi mësuese. Ajo qan kur afrohet gushti me mendimin se do kthehet në punë e do jetë larg fëmijëve. Ndërsa unë gëzohem shumë që do kem kohë për veten dhe do flas me njerëz më të rritur se 5 vjeç.

Sigurisht, ne të dyja po përpiqemi të bëjmë më të mirën për të rritur fëmijë të lumtur, të respektueshëm dhe të sjellshëm, por kur jam përballur me një 4-vjeçar të mërzitur, humori i të cilit rivalizon një adoleshente, unë zgjedh ta dërgoj në dhomën e saj për t’u qetësuar. Shoqja ime më e mirë i rri larg zemërimeve.

Ajo ka durim të pafund ndërsa unë jam afër fundit të litarit tim të copëtuar deri në mesditë.

Nuk do ta harroj kurrë një ditë kur vajza ime po kalonte një moment epik dhe unë i thashë shoqes sime “Daa të bërtas”. Ajo më tërhoqi vëmendjen e alarmuar. Ajo nuk e kishte menduar kurrë diçka të tillë, t’ju bërtiste fëmijëve të saj.

Atëherë ne menduam se sa të ndryshme janë mendjet tona.

Kjo është e vërtetë dhe nuk është sekret që ne po rrisim fëmijët tanë duke përdorur metodologji të kundërta. Ne e dimë këtë për njëra-tjetrën dhe e respektojmë. Këtu është çelësi: ne nuk gjykojmë.

Fëmijët e mikeshës sime janë rritur me fe në shtëpi duke u lutur gjatë vakteve dhe para gjumit, duke folur për Perëndinë dhe duke besuar për të ndihmuar në shpjegimin e shumë prej mistereve të përvojës njerëzore. Burri im dhe unë qëndrojmë mjaft të ulët në shkallën e shpirtërore dhe nuk kemi asnjë plan ta përfshijmë fenë në familjen tonë dhe pse u flasim fëmijëve për fetë e ndryshme që ekzistojnë.

“Xhoni të përfshiu në lutjen e tij para gjumit natën e kaluar,” më tha kohët e fundit.

“Auuu, thuaji atij faleminderit,” i thashë, “dhe unë e dua shumë”.

Ne nuk i fshehim gjërat nga njëra-tjetra ose pretendojmë të jemi të ngjashme në aspekte që në të vërtetë jemi dukshëm të ndryshme. Me qasje kaq të ndryshme për shumicën e aspekteve të prindërimit, do të mendonit se do të ishte e vështirë të mbeteshim mikesha, por e kundërta është e vërtetë. Ndershmëria, empatia dhe mbështetja janë maksimale për mirëmbajtjen e një miqësie të qëndrueshme.

Në një kulturë që i pëlqen t’i vendosë nënat kundër njëra-tjetrës thjesht për shkak të zgjedhjeve të ndryshme, historia jonë dëshmon se nuk duhet të jetë kështu.

Shumë nga bisedat tona fillojnë me: “Unë e di që ti mendon se jam e çmendur, por …” Ndonjëherë kur njëra prej nesh (zakonisht unë) ka një problem me fëmijën, tjetra thjesht dëgjon dhe bën çmos për të ofruar këshilla edhe nëse nuk është diçka që do të bënim personalisht.

Në fund, konkluzioni është ky: Nuk ka mënyrë të duhur për të qenë nënë. Askush nuk vlerësohet më shumë nëse i bën gjërat sipas kësaj ose asaj mënyre.

Lexo edhe: Të dashura shoqe, do të kthehem, por tani kam dy vogëlushë për të rritur






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Rreziqet dhe përfitimet e shtatzanisë...

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në moshën 40-vjeçare. Disa vendosin të presin deri në këtë moshë për të pasur një fëmijë, disa...

Gjërat që nuk i prisja...

Duke qenë nënë për herë të parë, kishte aq shumë gjëra që nuk i dija për lindjen derisa e jetova atë përvojë. Edhe pse isha vetë profesioniste në fushën e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X