Java e parë e shtatzanisë, simptomat

0 1

Surprizë! Një javë shtatzënë do të thotë se ju nuk jeni fare shtatzanë. E habitshme apo jo? Shumica e gjinekologëve e konsiderojnë shtatzëninë duke filluar nga dita e parë e periodave tuaja të fundit. Kjo për shkak se ovulimi dhe konceptimi janë me të vërtetë të vështira për tu identifikuar, por shenjat fizike të menstruacioneve janë shumë më të lehta për tu identifikuar. Pra, sipas mjekëve, 1 javë shtatzënë do të thotë që jeni me perioda dhe nuk jeni ende shtatzënë. Ju në të vërtetë nuk do të krijoni fëmijën tuaj deri në javën e dytë ose të tretë, varësisht nga gjatësia e ciklit tuaj. Nëse e keni kuptuar se jeni duke pritur një fëmijë, mund të mendoni se kjo është java e parë e shtatzënisë, por ndoshta jeni gati 4 javëshe shtatzënë.

Simptomat e javës së parë të shtatzanisë

Në javën e parë të shtatzanisë, mos harroni në këtë fazë të hershme, simptomat që po përjetoni janë ato tipike të periodave, sepse nuk jeni në të vërtetë shtatzënë. Këto simptoma mund të zgjasin nga tre në shtatë ditë dhe mund të përfshijnë:

  • Gjakderdhje vaginale;
  • Dhimbje në fund të barkut, për shkak të kontraktimit të mitrës nga gjakderdhja;
  • Ndjesi e fryrjes. Luhajtja e hormoneve mund t’ju japë një bark të fryrë;
  • Luhatje humori. Këto hormone mund të shkaktojnë nervozizëm;
  • Dhimbje koke. Shumë gra ankohen për migrenë menstruale, e cila gjithashtu është e lidhur me hormonet.

Barku juaj në javën e parë të shtatzanisë

Brenda barkut tuaj, trupi jo vetëm është duke lëshuar vezën e muajit të kaluar, por fillon të krijojë kushtet e përshtatshme në mitër për të mbajtur vezën muajin e ardhshëm ku do të rritet fetusi.

Shenjat e para të shtatëzanisë nuk do të ndodhin menjëherë në fakt, shumë gra nuk arrijnë ta kuptojnë deri pas 4 javësh. Por disa shenja të zakonshme të shtatzënisë në javët e para pas fekondimit janë gjoks më i butë, përzierje, lodhje, dhe nevojë për të urinuar shpesh.

Është një ide e mirë të filloni shtatzaninë me një peshë të shëndetshme dhe pa zakone të këqija siç janë pirja e duhanit dhe alkoolit. Zvogëloni sasinë e kafeinës që konsumoni çdo ditë.

Ekzaminimet me ultratinguj

Ju nuk mund të kryeni ultratinguj në javën e parë. Por nëse nuk e dinit që jeni shtatzanë dhe tashmë e keni bërë një vizitë të tillë, mos u shqetësoni.

Kini parasysh:

  • Ndaloni zakonet jo të mira si pirja e duhanit, alkooli dhe kafeina e tepruar;
  • Merrni një vitaminë para lindjes me 400 mcg acid folik çdo ditë;
  • Mbani shënim ciklin tuaj për të identifikuar ditët tuaja më pjellore.
  • Furnizohuni me acid folikNuk ka dyshim se trupi juaj punon mw tepwr kur jeni duke pritur njw fwmijw – kështu që e ndihmoni duke i dhwnw lëndët ushqyese shtesë që i nevojiten për formimin e foshnjës duke marrë 400 deri në 600 mikrogramë acid folik në ditë nga të gjitha burimet, duke përfshirë vitaminat para lindjes dhe ushqimet e pasura me folate.Hulumtimet kanë treguar se marrja e acidit folik duke filluar kur jeni duke u përpjekur të mbeteni shtatzënë dhe duke vazhduar çdo ditë gjatë gjithë shtatzënisë, jo vetëm që ju ndihmon të mbeteni shtatzënë, por ka përfitime të rëndësishme shëndetësore për gratë në pritje dhe foshnjat e tyre.

    Acidi folik (dhe forma e tij natyrale, folati) mund të ndihmojë në zvogëlimin e rrezikut të defekteve të lindjes, duke përfshirë defektet kongjenitale të zemrës dhe tubit nervor tek foshnja juaj, dhe madje është treguar se ul shanset për diabetin gestacional, lindjen e parakohshme dhe abortin.

Lexo edhe: Muaji i dyte i shtatzanise, simptomat dhe perjetimet






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X