Java e parë e shtatzanisë, simptomat

0 0

Surprizë! Një javë shtatzënë do të thotë se ju nuk jeni fare shtatzanë. E habitshme apo jo? Shumica e gjinekologëve e konsiderojnë shtatzëninë duke filluar nga dita e parë e periodave tuaja të fundit. Kjo për shkak se ovulimi dhe konceptimi janë me të vërtetë të vështira për tu identifikuar, por shenjat fizike të menstruacioneve janë shumë më të lehta për tu identifikuar. Pra, sipas mjekëve, 1 javë shtatzënë do të thotë që jeni me perioda dhe nuk jeni ende shtatzënë. Ju në të vërtetë nuk do të krijoni fëmijën tuaj deri në javën e dytë ose të tretë, varësisht nga gjatësia e ciklit tuaj. Nëse e keni kuptuar se jeni duke pritur një fëmijë, mund të mendoni se kjo është java e parë e shtatzënisë, por ndoshta jeni gati 4 javëshe shtatzënë.

Simptomat e javës së parë të shtatzanisë

Në javën e parë të shtatzanisë, mos harroni në këtë fazë të hershme, simptomat që po përjetoni janë ato tipike të periodave, sepse nuk jeni në të vërtetë shtatzënë. Këto simptoma mund të zgjasin nga tre në shtatë ditë dhe mund të përfshijnë:

  • Gjakderdhje vaginale;
  • Dhimbje në fund të barkut, për shkak të kontraktimit të mitrës nga gjakderdhja;
  • Ndjesi e fryrjes. Luhajtja e hormoneve mund t’ju japë një bark të fryrë;
  • Luhatje humori. Këto hormone mund të shkaktojnë nervozizëm;
  • Dhimbje koke. Shumë gra ankohen për migrenë menstruale, e cila gjithashtu është e lidhur me hormonet.

Barku juaj në javën e parë të shtatzanisë

Brenda barkut tuaj, trupi jo vetëm është duke lëshuar vezën e muajit të kaluar, por fillon të krijojë kushtet e përshtatshme në mitër për të mbajtur vezën muajin e ardhshëm ku do të rritet fetusi.

Shenjat e para të shtatëzanisë nuk do të ndodhin menjëherë në fakt, shumë gra nuk arrijnë ta kuptojnë deri pas 4 javësh. Por disa shenja të zakonshme të shtatzënisë në javët e para pas fekondimit janë gjoks më i butë, përzierje, lodhje, dhe nevojë për të urinuar shpesh.

Është një ide e mirë të filloni shtatzaninë me një peshë të shëndetshme dhe pa zakone të këqija siç janë pirja e duhanit dhe alkoolit. Zvogëloni sasinë e kafeinës që konsumoni çdo ditë.

Ekzaminimet me ultratinguj

Ju nuk mund të kryeni ultratinguj në javën e parë. Por nëse nuk e dinit që jeni shtatzanë dhe tashmë e keni bërë një vizitë të tillë, mos u shqetësoni.

Kini parasysh:

  • Ndaloni zakonet jo të mira si pirja e duhanit, alkooli dhe kafeina e tepruar;
  • Merrni një vitaminë para lindjes me 400 mcg acid folik çdo ditë;
  • Mbani shënim ciklin tuaj për të identifikuar ditët tuaja më pjellore.

Lexo edhe: Muaji i dyte i shtatzanise, simptomat dhe perjetimet



Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Monitoruesit e foshnjave, baballarët më...

Monitoruesit e foshnjave mund të jenë jashtëzakonisht të dobishëm për mbajtjen e një veshi ose syri gjithmonë drejtuar tek fëmija teksa fle, ndërsa ju gjendeni në një pjesë tjetër të...

Vështirësitë e nënës së re...

Amy Schumer ka qenë jashtëzakonisht e sinqertë për çdo pjesë të rrugëtimit të saj të të bërit nënë - nga beteja e saj me të vjellat e tmerrshme deri në...

Si ndikon nëna tek e...

Thuhet se qarja e të porsalindurit është universale, sepse përmes lotëve dhe klithmave të vegjlit komunikojnë nevojat e tyre në botën e jashtme: urinë, etjen, gjumin, dhimbjen. Megjithatë, klithma e...

Çdo njeriu i krijohet mundësia...

Nga Dr.Ismail Lutolli specialist Pediatër subspecialist Dietolog-Nutricionist (Ngjarje e vërtetë) Fëmija hidhet në koshin e plehrave, por shpëton mrekullisht Kur jeta fillon nga koshi i plehrave Atëherë kur të gjithë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X