Java e ndërgjegjësimit të çrregullimeve të të ngrënit, çfarë është uria emocionale/ shpjegimi i psikologes Lorela Garuli

0 0

Kjo është java (22 shkurt-28 shkurt) e ndërgjegjësimit për çrregullimet e të ngrënit (bulimia, anoreksia, ortoreksia, bigoreksia, diabulimia).

Në këtë javë, organet që merren me çështjet  e të ushqyerit, profesionistët e kësaj fushe apo edhe platformat me ndikim të gjerë në publik, synojnë të vënë në qendër të vëmendjes çrregullimet e të ngrënit në mënyrë që të rritet ndërgjegjësimi dhe të edukohet publiku për nevojën e mbështetjes dhe ndihmës për ata që kanë nevojë.

Rreth 1 në 7 njerëz përjetojnë një çrregullim të ngrënies të një lloji në jetën e tyre, qoftë kjo përmes shmangies së ushqimit ose problemeve më ekstreme. Përfaqësimi i mediave, përfshirë mediat sociale, mund të luajë një rol të madh në gjithë këtë, duke i ekspozuar të rinjtë, në veçanti, ndaj disa llojeve të imazheve të trupit dhe dukei vënë gjithnjë nën presionin e krahasimit.

Në këtë linjë, Instagram, TikTok e të tjera platforma sociale kanë ndërmarrë këtë javë iniciativa të reja si pjesë e javës së ndërgjegjësimit për çrregullimet e të ngrënit, duke përfshirë mjete dhe burime të reja mbështetëse për të ndihmuar përdoruesit që mund të kenë probleme.

Instagram

Nga sot, Instagram po shton një seri të re burimesh që do të shfaqen në kërkimet që lidhen me çrregullimet e të ngrënit ose pakënaqësinë e trupit.

Kur një përdorues kërkon një hashtag ose temë të lidhur, Instagram tani do të tregojë një kërkesë të re që mund ta lidhë përdoruesin me udhëzues të dobishëm dhe kontakte të mëtejshme.

Siç shpjegohet nga Instagram:

“Këto burime të reja do të përfshijnë kontakte për linjat telefonike lokale të çrregullimeve të të ngrënit në vende të caktuara, si dhe këshilla të reja se si të mësojmë të duam trupin”.

Instagram gjithashtu vëren se nuk lejon përmbajtje që promovon ose inkurajon vetë-dëmtimin dhe çrregullimet e të ngrënit, i cili ka qenë një fokus kryesor për platformën me kalimin e kohës.

TikTok

Edhe platforma TikTok po shton gjithashtu mjete të reja lidhjeje që do të shfaqen në pyetjet përkatëse të kërkimit, së bashku me këshilla dhe udhëzues të rinj për të ndihmuar ata që mund të jenë duke përjetuar çështje të perceptimit të gabuar të imazhit të trupit të tyre.

Uria emocionale

Ndërkaq, psikologia Lorela Garuli, në llogarinë e saj në Instagram, na shpjegon termin që dëgjojmë të përdoret shpesh nga dietologë, apo ekspertë të tjerë të ushqyerjes, “uria emocionale”. Si ta kuptojmë nëse ushqyerja jonë në të vërtetë nuk lidhet me shkaqe fiziologjike, por është manifestim i një vështirësie apo problemi emocionale. Psikologia shpjegon se kemi të bëjmë me uri emocionale kur:

  • Ushqimi bëhet një mënyrë për të mposhtur ndjesi boshllku.
  • Të ushqyerit bëhet një veprim impulsiv dhe i pakontrolluar.
  • Të ushqyerit nuk lidhet vetëm me urinë apo nevojat fiziologjike.
  • Të ushqyerit bëhet veprimi kryesor në raste emocionesh të forta.
  • Ndjenja faji pas të ngrënit.

https://www.instagram.com/p/CLsF719HewL/

Lexo edhe: 9 gjërat që duhet të dini rreth çrregullimeve të ushqyerjes së fëmijëve






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

8 arsye pse jemi gjithmonë...

Ju "gërryen" stomaku në mes të një takimi, në punë, në një mbledhje online? Të qenit i uritur vazhdimisht mund të shkaktohet nga mungesa e proteinave, fibrave dhe yndyrave në...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X