Jashtëqitja e bebit mund të jetë parashikuesi më i mirë i inteligjencës së tij

0 0

Kur je një prind i ri fillon të ëndërrosh se si fëmija yt do të duket kur të rritet, si do të sillet etj…

Edhe nëse ai nuk bën asgjë tjetër veçse qan, buzëqesh dhe ha, është e vështirë t’i rezistosh ëndërrimeve të tilla kur sheh fytyrën e vogël të fëmijës.

Mendon “a do të bëhet ai një udhëheqës në politikë, apo një këngëtar. Po sikur të bëhet balerin. Po sikur të bëhet shkencëtar?”

Mirëpo viti i parë i fëmijës mund të tregojë shumë shenja që ju ndihmojnë të kuptoni se si do të jetë e ardhmja e tij.

Një studim i ri thotë se ju mund të mësoni më shumë për inteligjencën e fëmijës suaj duke parë jashtëqitjen e tij.

Po, e lexuat mirë!

Një analizë e jashtëqitjes së bebit mund të tregojë nivelin e tij të inteligjencës, ose nëse fëmija do të jetë i prirur ndaj problemeve në zhvillimin konjitiv, thotë hulumtimi. Hulumtuesit nga Universiteti Case Western Reserve shpjegojnë se nivelet e rritura të FAEE (estera etilike të acideve yndyrore) që gjenden në jashtëqitjet e para të fëmijës nga një nënë shtatzënë, mund të tregojnë nëse fëmija do të ketë ose jo probleme konjitive në e vitet e tij të adoleshencës.

  1. Lloji i baktereve tregon nëse foshnja do të shquhet ose jo për intëligjencë.

Studiuesit bënë ekzaminimin e mostrave nga 100 foshnja 1-vjeçare. Pas ekzaminimit, ata zbuluan se foshnjat që kishin nivele më të larta të Bakterit “Bacteroides”, kishin aftësi më inteligjente krahasuar me pjesën tjetër të foshnjave. Përveç kësaj, foshnjat të cilët kishin mikrobioma të ndryshme në zorrë, nuk kishin aq performancë të mirë sa foshnjat që kishin mikrobioma më pak të larmishme në zorrë.

Ky vlerësim është bërë duke përdorur Mullen Scales of Early Learning. Një sistem ky që përfshin një varg testesh zhvillimore si: ekzaminimin e aftësive motorike të shkëlqyera ose jo, zhvillimin gjuhësor dhe aftësitë perceptuese.

  1. Probiotikët mund të nxisin zhvillimin e trurit. Probiotikët njihen se rrisin numrin e baktereve të mira në trup, ndërsa studiuesit sqarojnë se nuk mund t’i jepen çdo fëmijë probiotikë të njëjtë. Zbulimet e studimit treguan se bakteret e zorrëve luajnë një rol të madh në rritjen e aftësive të foshnjës para moshës një vjeçare.

“Këto rezultate sugjerojnë se mund të jeni në gjendje rrisni zhvillimin konjitiv të fëmijës ose të zvogëloni rrezikun për çrregullime si autizmi, të cilat mund të përfshijnë probleme me njohjen dhe gjuhën”, thanë hulumtuesit.

Duke demonstruar efektet e probiotikëve në tru, hulumtimi ka vënë gjithashtu në pikëpyetje përdorimin e përsëritur të antibiotikëve dhe se si ato mund të ndikojnë në mendje. Kjo për shkak se antibiotikët përdoren shumë në njësitë e kujdesit intensiv të të sapolindurve dhe në infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes tek foshnjat, por një shtypje e tillë e baktereve normale mund të përbëjë pasoja afatgjata në zhvillimin konjitiv të fëmijës.

Megjithëse shumica e këtyre pretendimeve duken të vërteta, studiuesit thonë se ky është hapi fillestar për të gjetur zbulime më premtuese.

Lexo edhe: Jashteqitja e femijes ka ndryshuar kur filloi ushqimet e ngurta. A eshte normale?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X