Jam shtatezane, po tani?

0 0

Me fillimin e shtatëzanisë mund të shfaqen tek gruaja shenjat e para si për shembull të vjellat e mëngjesit, gjendja e gjumit, fryrja e zonës abdominale, të cilat shpesh shfaqen pasi gruaja ka mësuar se është shtatëzanë, por në disa raste bëhen tregues të shtatëzanisë. Gruaja mund të fillojë të dyshojë në momentin që do të ketë një nga shenjat e shtatëzanisë, nëse ajo ka kohë që e kërkon këtë fëmijë. Megjithatë duhet të theksojmë se këto shenja nuk janë të njëjta për gra të ndryshme, e madje nuk mund të paraqiten të njëjta as për shtatëzani të ndryshme të së njëjtës grua.
Rrjedhjet e vogla të gjakut
Gruaja mund të vërejë në fillimet e shtatëzanisë disa rrjedhje të vogla të gjakut gjatë javëve të para të shtatëzanisë, të cilat mund të ketë ngjyrë të kuqe të qartë ose të errët, e megjithatë nuk kanë të njëjtin fluks me atë të menstruacioneve. Nëse vëreni njolla ttë tilla në veshjen tuaj intime nuk duhet të shqetësoheni pasi është shumë normale. Kjo zakonisht ndodh gjatë ditëve kur duhet të paraqiteshin menstruacionet, dhe gjithcka ndodh për shkak të vendosjes së embrionit në muret e mitrës. Proçesi zgjat rreth 1 javë dhe mund të provokojë gjakderdhje të vogël, dhe shpesh gruaja mund të mos e kuptojë që është shtatëzanë, vetëm në rastet kur ajo e pret shtatëzaninë.
Një shkaktar tjetër për këtë gjakderdhje është edhe këputja e kapilarëve të uterusit, gjë e cila shkaktohet nga rritja e nivelit të hormoneve gjatë shtatëzanisë. Kjo vihet re zakonisht pas marrëdhënieve seksuale dhe nuk ka nevojë të alarmoheni, vetëm në rast se vihen re sasi të ngjashme me atë të menstruacioneve duhet të drejtoheni tek mjeku.
Të përzierat e bezdisshme
Një prej shqetësimeve më të hershme dhe më të shpeshta të shtatëzanisë janë të përzierat dhe të vjellat, të cilat shfaqen pas ngjizjes së fëmijës dhe largohen në mënyrë spontane në fund të trimestrit të parë. Kjo gjendje shkaktohet nga veprimi i hormonit beta hCG, të prodhuar nga embrioni, hormone i cili bën të mundur konfirmimin e shtatëzanisë me anën e testit që kryhet në kushte shtëpie. Ky është një shqetësim që shfaqet në më të shumtën e rasteve në mëngjes, kur gruaja sapo është zgjuar dhe ende nuk ka ngrënë asgjë. Për të zbutur këtë ndjesi duhet të konsumoni ushqime të thata, ndonjë biskotë ose një fetë bukë të thekur (kraker), kryesisht para se të ngriheni nga shtrati. Nëse të vjellat nuk janë të shumta nuk është e nevojshme të shkoni në spital, të kundërtën duhet të bëni nëse ato janë mjaft intensive. Ju duhet të ulni sasinë e ushqimit, si edhe të hani pak dhe shpesh, nuk duhet të hipni në makinë apo autobus me stomakun bosh, si edhe duhet të qëndroni larg aromave që ju provokojnë të vjellat.
Gjoks i ndjeshëm dhe i dhimbshëm
Gjatë shtatëzanië gjoksi pëson ndryshime për shkak të veprimit të hormoneve estrogjen dhe progresteron, të cilët e përgatisin atë për të ushqyer fëmijën me gji. Gjoksi pëson mjaft ndryshime përgjatë 9-të muajve duke bërë që ai të jetë më voluminoz, më i ndjeshëm, me areolë më të errët etj. Ju në këtë kohë duhet të filloni të përdorni recipeta me numër më të madh dhe me formë të rehatshme. Nëse ndieni edhe presion në fund të zonës abdominale duhet të shkoni tek mjeku për të parë nëse mund të keni hipertension.
Lodhje fizike
Lodhja shfaqet kryesisht gjatë trimestrit të parë dhe të fundit të shtatëzanisë. Gjatë trimestit të fundit kjo ndodh për shkak të rritjes së peshës së fëmijës si edhe për shkak të rritjes së nevojës së furnizimit të fëmijës me oksigjen. Ndonjëherë shkaktar për lodhjen e nënës së ardhshme bëhet edhe pagjumësia që mund të shoqërojë netët e saj. Gjatë trimestrit të parë lodhja dhe pagjumësia mund të shkaktohen nga hormone, të cilët e përgatisin nënën për të mbajtur në trupin e saj fëmijën. E vetmja gjë që mund të bëni në këtë rast është të pushoni sa më shumë gjatë ditës.
Rritja e nevojës për të urinuar
Zakonisht vihet re në fund të shtatëzanisë, kjo për shkak të presionit që ushtrohet në fshikëzën e urinës nga ana e uterusit, volume i të cilit rritet ndjeshëm. Gjatë javëve të para të shtatëzanisë kjo shkaktohet nga veprimi i progresteronit, i cili e bën më të dobët muskulaturën e fshikëzës së urinës, duke e bërë atë më pak të aftë për të mbajtur urinën.
Është shumë e rëndësishme të bëni dallimin midis nevojës për të urinuar dhe infeksionit të urinës, dhe për këtë arsye duhet të bëni vazhdimisht analiza.
Luhatje humori
Mund të ndodhë që nga një gjendje me humor të mirë të kalohet tek një gjendje me humor të kleq, ku mbizotëron frika dhe ankthi. Luhatjtet e humorit tek gruaja shtatëzanë shkaktohen nga veprimi i hormoneve por edhe nga gjendja psikologjike, e cila edhe pse mund të ketë shumë kohë që e pret shtatëzaninë, ndihet e hutuar. Në këtë rast do të japin një ndihmë shumë të madhe familjarët dhe sidomos bashkëshorti.
Kapsllëku
Kjo gjendje shkaktohet nga ulja e funksionit të zorrëve dhe për këtë arsye duhet të pini sa më shumë lëngje dhe sidomos ujë, të konsumoni shumë ushqime që përmbajnë fibra (fruta) si edhe perime. Këshillohet të ecni mjaftueshëm nëse gjendja juaj shëndetësore jua lejon këtë.
Kur mund të bëj testin e shtatëzanisë?
Testin që kryhet në kushte shtëpie mund ta gjeni në cdo farmaci. Këshillohet të kryhet me urinën e mëngjesit pasi hormone beta hCG është më i përqëndruar në atë moment, por mund të bëhet edhe gjatë ditës. Testi mund të kryhet dy javë pas marrëdhënies së pambrojtur, ose një javë pas vonesës së ciklit menstrual. Për një rezultat më të saktë dhe më të shpejtë mund të bëni një analizë gjaku.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X