Jam nënë beqare dhe e urrej të qenit vetëm

0 0

 

Do të doja të isha e martuar. Pse është kaq turp të pranojmë një gjë të tillë?

Duket sikur sa herë që një person i divorcuar jep një intervistë, ka gjithmonë të njëjtin skenar: jeta e tij/saj është e përkryer, personi në fjalë është fokusuar shumë në punë, marrëdhënia me partnerin është më e mirë si shokë, nuk ka hatërmbetje dhe inat mes tyre dhe po shijojnë jetën si beqarë.

Kështu, kur në një intervistë gjatë vitit të kaluar, Angeline Jolie u shpreh se e urren të qenit vetëm, një frymë e re filloi të përhapej. “Nuk është diçka që e doja, nuk ka asgjë të mirë divorci, është i vështirë”,- u shpreh ajo edhe pse ishte ajo që nisi procedurat e divorcit.

Ashtu si Jolie, unë jam një nënë e vetme. Gjithashtu si ajo, e kam filluar unë ndarjen nga burri im. Dhe tani kemi diçka tjetër të përbashkët: ne preferojmë të jemi në çift.

Është e vështirë për mua të menaxhoj gjithë situatën. Nuk jam penduar që u divorcova, sepse ky ishte vendimi më i mirë për mua dhe familjen time, por nuk më pëlqen të jem vetëm. Duke  thënë këtë, më duket sikur po shkel një kod të pashkruar se gratë duhet të jenë të forta e të pavarura e të mos kenë nevojë për një burrë në jetën e tyre.

Në fakt unë nuk është se kam nevojë për një mashkull sepse nuk ia dal dot vetëm, thjesht kam shumë kohë e vetmuar. Mbaj mend kur ishte Halloween dhe dola me vajzën, pashë shumë fëmijë që ishin me të dy prindërit e tyre, shumë të lumtur. Teksa i shihja ndihesha e trishtuar.

Pastaj kujtova se kisha kaluar shumë Halloween-e me tim shoq dhe nuk kishin qenë aq të bukur. Madje hera e parë që kemi festuar bashkë mbaj mend se jam munduar gjithë natën e mëparshme për të realizuar kostumin që ai nuk e pëlqeu aspak dhe ma shprehu në një mënyrë që më lëndoi pafund.

E martuar dhe e mjerë, e vetme dhe e suksesshme?

Ajo që unë kam arritur të kuptoj kohët e fundit është se edhe pse nuk doja të rikthehesha me burrin tim, unë sërish doja të martohesha. Më pëlqen të jem e martuar. Më pëlqen të ndaj shtratin me dikë çdo natë, të qëndronim afër teksa na zinte gjumi dhe të zgjoheshim bashkë çdo mëngjes.

Më pëlqen të di se do të kem dikë që ta puth në mesnatë, në ndërrimin e viteve dhe të kisha dy familje për të kaluar pushimet. Më pëlqen të jem partnerja e dikujt, nuk dua ta jetoj jetën vetëm.

Por shkencëtarja Bella DePaulo, autore e disa librave me karakter social është një “partizane” për të qëndruar vetëm. Si një grua 60-vjeçare e cila ka qenë e vetme gjithë jetën e saj dhe ka kryer studime të shumta për njerëz të vetëm kundrejt personave të martuar, ajo pretendon se beqarët janë më mirë se çiftet në shumë aspekte.

“Njerëzit që janë gjithmonë beqarë… bëjnë më shumë për të mbajtur lidhjet me miqtë, vëllezërit e motrat, prindërit, fqinjët dhe bashkëpunëtorët sesa njerëzit e martuar”, shkruan DePaulo. “Ata bëjnë më shumë se të tjerët për të ndihmuar njerëzit, siç janë prindërit e moshuar, të cilët kanë nevojë për shumë ndihmë. Ata përjetojnë më shumë autonomi dhe vetëvendosje, si dhe rritje e zhvillim personal.”

Megjithatë, duhet theksuar se DePaulo po flet për njerëzit që kanë qenë gjithmonë vetëm. Për njerëzit si unë, pamja nuk është kaq rozë. “Unë bëj pjesë tek njerëzit që martohen dhe pas divorcit përfundojnë, mesatarisht, më pak të lumtur sesa kur ishin vetëm”, thotë ajo.

Natyrisht, një gjë që dimë është se ne njerëzit jemi shumë “të paaftë” për të kuptuar se çfarë na bën të lumtur. Por, ka disa teori që thonë se po të keni për më shumë se 3 muaj diçka që ju lumturon (me shumë pak përjashtime), ajo gjë nuk sjell më kurrëfarë lumturie.

Megjithatë, unë jam më e lumtur sesa kur isha e martuar, por kur dëgjova atë intervistë të Jolisë e ndjeva shumë thellë se e vërteta e saj më përkiste edhe mua.

Unë dhe Jolie e urrejmë të qenit vetëm.

Lexo edhe: 5 zakonet per nje martese te shendetshme






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X