Të jetosh pa duhan dhe alkool gjatë shtatzanisë nuk është e mjaftueshme. Për të jetuar e qetë gjatë 9 muajve të kësaj periudhe delikate dhe të bukur duhet të ndiqni edhe disa rregulla të nevojshme mirëqënie.
• Largoni stresin dhe ankthin. Do të ishte mirë të evitonit situatat që ju bëjnë të ndiheni keq, por edhe personat gjithashtu.
• Mos qëndroni vetëm ulur. Ndërroni shpesh pozicionin e të qëndruarit, duke mos qëndruar shumë gjatë as në këmbë gjithashtu.
• Bëni sport, por në mënyrë të moderuar. Bëni gjimnastikë të lehtë si edhe joga. Bëni gjithashtu edhe shëtitje në natyrë, do të ketë përfitime edhe në aspketin psikologjik.
• Mos u mbilodhni. Nëse në një moment do të ndiheni të lodhura pushoni duke u ulur diku.
• Flini mjaftueshëm. 7-8 orë gjumë gjatë natës do të ishin të mjaftueshme për të pasur një shtatzani të qetë dhe të shëndetshme.
• Mbani nën kontroll peshën. Nuk duhet të konsumoni ushqime në sasi të mëdha, por ushqimet e duhura.
• E mbroni veten nga dritat dhe zhurmat e forta. Gjatë shtatzanisë jeni tepër delikate për këtë arsye do të ishte më mirë të frekuentonit ambjentet e qeta.
• Kujdes nga substancat e dëmshme. Aroma e tyre mund t’ju shkaktojë të vjella. Edhe produktet e higjenës personale duhet të jenë sa më natyrale.
• Qetësoni muskujt. Për këtë do t’ju ndihmojnë ushtrimet specifike ndër të cilat bën pjesë edhe joga.
• Mos vishni taka. Kepucët duhet të jenë sa më të rehatshme, por nëse nuk bëni dot pa takat, do t’ju këshillonim të zgjidhnit një palë sa më të ulëta që t’ju sigurojnë një mbështetje të mirë.
Lexoni edhe: Si te kujdesemi per veten gjate shtatzanise?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu