Të punosh nga shtëpia ndërsa fëmija është duke bërtitur, është duke shkatërruar dokumentat e tua, apo një adoleshent është duke dëgjuar muzikë me volum tepër të lartë mund të bëjë që videoja në të cilën jeni personazh të bëhet virale.
Diçka e tillë ka ndodhur me Robert E Kelly, një akademik i Universitetit të Koresë Veriore, ndërsa po përpiqej t’i transmetonte botës çështje me rëndësi globale. Ai ishte live në BBC World news, duke folur në lidhje me mënyrën si presidenti i Koresë është nxjerrë me forcë nga zyra e tij, kur dera e zyrës së tij është hapur nga një vajzë e vogël e cila u fut në zyrën e tij ndërsa ai përpiqej të shpjegonte se çfarë domethënie kishte diçka e tillë për rajonin. Ndërsa ai përpiqej të fokusohej tek kamera dhe biseda, e keqja dukej se nuk kishte filluar ende. Në sfond shfaqet një bebe e vogël sipër një rrethore dhe të dy fëmijët kthehen në qendrën e videos, ndërkohë që Kelly përpiqej t’i përmbahej diskutimit. Ndërkaq një grua përpiqet t’i nxjerrë ata nga zyra pa “rënë shumë në sy”.
Dhe e dini se çfarë ka thënë prezantuesja e BBC? “Kthehuni së shpejti tek BBC World news, me apo pa familjen tuaj të adhurueshme!” Sigurisht që gjëja e parë që Kelly mendoi dhe shprehu ishte fakti se kjo video mund të bëhej virale, dhe nuk e kishte aspak gabim!
https://www.youtube.com/watch?v=mnzvSaudvIM
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu