Ja problemet fizike që do të keni nëse shqetësoheni shumë

0 0

A jeni edhe ju një person që shqetësoheni shumë për çdo problem? Ndoshta mendoni pa vetëdije që nëse “shqetësoheni mjaftueshëm”, mund të parandaloni që gjërat të ndodhin keq. Por në fakt shqetësimi mund të ndikojë në trup në mënyra që as nuk i kishit menduar. Kur brengosja bëhet e tepruar, ajo mund të kalojë në ndjenja të ankthit të lartë dhe madje të shkaktojë sëmundje fizike.

Kur është një shqetësim i tepruar? Me shqetësim të tepruar, nënkuptohet situata kur mendja dhe trupi juaj lodhen ndërsa vazhdimisht fokusohen në atë “çfarë mund të ndodhë”.

Për shkak të kësaj mund të vuani nga ankthi dhe paniku, gjatë orëve të gjumit ose gjatë atyre të zgjimit. Njerëzit që shqetësohen shumë janë të ndjeshëm ndaj mjedisit që i rrethon dhe kritikat që u bëhen, ndërsa mund të shohin çdo gjë dhe çdokënd si një kërcënim potencial.

Brengosja kronike mund të ndikojë në jetën tuaj të përditshme aq shumë sa që mund të ndërhyjë në oreksin tuaj, zakonet e jetesës, marrëdhëniet, gjumin dhe performancën e punës. Shumë njerëz që shqetësohen tepër janë kaq të shqetësuar sa kërkojnë lehtësim duke praktikuar zakone të dëmshme si pirja e duhanit, e alkoolit apo drogërave.

Çfarë është ankthi?

Ankthi është një reagim normal ndaj stresit. Megjithatë ankthi i vazhdueshëm mund të jetë rezultat i një çrregullimi të tillë si çrregullimi i ankthit të përgjithshëm, çrregullimi i panikut ose ankthi social. Ankthi manifestohet në mënyra të shumta dhe nuk pyet as për moshë, as për gjini apo racë.

Ngjarjet stresuese si një provim apo një intervistë pune mund të bëjnë që dikush të ndihet paksa i shqetësuar. Dhe ndonjëherë, një shqetësim i vogël apo ankth është i dobishëm. Kjo mund t’ju ndihmojë të përgatiteni për një situatë të ardhshme. Për shembull, nëse jeni duke u përgatitur për një intervistë për punë, një shqetësim apo ankth i vogël mund t’ju shtyjë të mësoni më shumë për pozicionin ku po aplikoni. Pastaj mund të paraqiteni më profesional tek punëdhënësi juaj. Shqetësimi për një provim mund t’ju ndihmojë të mësoni më shumë dhe të jeni më të përgatitur në ditën e testimit.

Por ata që shqetësohen tepër reagojnë shpejt dhe intensivisht ndaj këtyre situatave të vështira ose shkaqeve të tyre. Edhe duke menduar për një situatë të caktuar mund t’ju bëjë që të keni shqetësime kronike të tepruara si frika apo ankthi i vazhdueshëm. Këto bëhen të dëmshme në momentin që nuk ju lejojnë të përqendroheni tek realiteti apo të mendoni qartë.

A mund të vijë ankthi si përgjigje ndaj shqetësimit të tepërt?

Stresi shtohet nga kërkesat dhe presionet që përjetojmë çdo ditë. Radhët e gjata në dyqanet ushqimore, trafik në orët kyçe të ditës, thirrje telefonike pa ndërprerje, ose një sëmundje kronike janë të gjitha shembuj të gjërave që mund të shkaktojnë stres në përditshmëri. Kur shqetësimet dhe ankthi bëhen të tepruara, me shumë mundësi trupi juaj do të reagojë.

Ekzistojnë dy elemente për reagimin ndaj stresit. I pari është perceptimi i sfidës. I dyti është një reaksion automatik fiziologjik i quajtur “lufto ose ik” që sjell një rritje të adrenalinës dhe e vendos trupin tuaj në alarm të kuq. Ka pasur një kohë kur përgjigjja e “lufto ose ik” i mbronte paraardhësit tanë nga rreziqe të tilla si kafshët e egra. Megjithëse sot nuk hasim zakonisht kafshë të egra, rreziqet ende ekzistojnë në forma të ndryshme.

Çfarë problemesh fizike mund të shkaktojë shqetësimi i tepërt?

Shqetësimi kronik dhe stresi emocional mund të shkaktojnë një sërë problemesh shëndetësore. “Lufto ose ik” bën që sistemi nervor simpatik i trurit të lirojë hormone e stresit, si për shembull kortizolin.

Këto hormone mund të nxisin nivelet e sheqerit në gjak dhe trigliceridet (yndyrat e gjakut) që mund të përdoren nga trupi si element rezervë. Hormonet gjithashtu shkaktojnë reaksione fizike të tilla si:

  • Vështirësi në gëlltitje;
  • Marrje mendsh;
  • Gojë e thatë;
  • Rrahje të shpejta të zemrës;
  • Lodhje;
  • Dhimbje koke;
  • Pamundësia për t’u përqendruar;
  • Nervozizëm;
  • Dhimbje muskujsh;
  • Tension muskujsh;
  • Të përziera;
  • Frymëmarrje e shpejtë;
  • Djersitje etj.

Kur rezervat e tepërta në gjak nuk përdoren për aktivitete fizike, ankthi kronik dhe lëshimi i hormoneve të stresit mund të kenë pasoja serioze fizike, si:

  • Dëmtim i sistemit imunitar;
  • Çrregullime të tretjes;
  • Tensioni i muskujve;
  • Humbja e memories afatshkurtër;
  • Sëmundje e parakohshme e arteries koronare;
  • Atak në zemër.

Nëse shqetësimet e tepruara dhe ankthi i lartë nuk trajtohen, ato mund të çojnë në depresion dhe madje edhe në mendime vetëvrasëse.

Edhe pse këto efekte janë një përgjigje ndaj stresit, stresi është thjesht shkaku. Nëse jeni sëmurë apo jo, varet se si e përballoni stresin. Përgjigjet fizike ndaj stresit përfshijnë sistemin tuaj imunitar, zemrën dhe enët e gjakut dhe se si disa gjëndra në trupin tuaj nxjerrin hormone. Këto hormone ndihmojnë në rregullimin e funksioneve të ndryshme në trupin tuaj, siç janë funksioni i trurit dhe impulset nervore.

Të gjitha këto sisteme ndërveprojnë dhe ndikohen thellësisht nga stili juaj përballues dhe gjendja juaj psikologjike. Nuk është stresi që ju bën të sëmurë. Përkundrazi, është efekti i përgjigjeve ndaj stresit si për shembull ankthi ose shqetësimi i tepruar që ju shkaktojnë sëmundje fizike.

Megjithatë disa ndryshime rrënjësore në jetën tuaj mund t’ju ndihmojnë të mos shqetësoheni shumë: flisni me mjekun tuaj, bëni ushtrime fizike rregullisht, hani një dietë të ekuilibruar, largoni kafeinën pasi ju bën nervozë, dhe mësohuni të relaksoheni apo të meditoni.

Posted in I pakategorizuar





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X