Shumë çifte pas lindjes së fëmijën mund të diskutojnë mes tyre rreth të qarave që fëmija ka bërë gjatë natës. Shpesh nënat e reja habiten nga qetësia me të cilën burri fle gjatë natës edhe pse fëmija nuk ka mbyllur sy. Por ju duhet të dini se nëse bashkëshorti juaj insiston se nuk e ka dëgjuar fëmijën të qajë gjatë natës, duhet t’i besoni pasi nuk është duke ju gënjyer. Kjo ka ndodhur jo sepse ai është kthyer në anën tjetër dhe ka vazhduar gjumin i qetë, por sepse e qara e fëmijës nuk është “regjistruar” tek ai.
Sipas një studimi gjerman në qendrën e studimeve mjekësore molekulare Max Delbruck të Berlinit, në fakt gjatë gjumit veshi i burrit dhe i gruas nuk funksionojnë në mënyrë të njëjtë. Sipas këtij studimi, gruaja e ka më të zhvilluar se burri shqisën e dëgjimit dhe të prekjes, dhe për pasojë ajo do të jetë më e ndjeshme ndaj zhurmave akute me frekuencë të lartë. E qara e një të porsalinduri është në përgjithësi me frekuencë midis 1.000 dhe 4.000 Hertz, pra e tilë që mund të ndihet në përgjithësi vetëm nga ndjeshmëria e lartë e veshit të femrës.
Dëgjimi, shpjegon psikologu francez Jean Epstein , është e vetmja nga pesë shqisat që funksionon 24 orë në 24, duke u konsideruar me rëndësi jetike për njeiun. Por ky “sistem alarmi” nuk funksionon njësoj si tek gratë edhe tek burrat. Tek burrat shqisa e dëgjimit shërben për ta mbrojtur nga agresionet e jashtme, dhe për pasojë do ta bëjë atë më të ndjeshëm ndaj zhurmave me frekuencë të ulët, të cilat mund të shkaktohen nga ndonjë hajdut që tenton të hyjë në shtëpi apo nga një person i rrezikshëm që mundohet të afrohet në errësirë.
Dëgjimi në fakt nuk është i vetmi ndryshim midis nënës dhe babait. Ata të dy kanë të ndryshme edhe nuhatjen. Bëhet fjalë për një substancë sekrete të lëkurës, të identifikuar edhe në hundë, e cila shërben për të komunikuar tek kafshët dhe në mënyrë jo koshiente edhe tek njeriu.
Për të qënë më të qartë, feromonet janë substanca të lëshuara nga qeni femër gjatë periudhës së ngrohjes së motit, për të tërhequr meshkujt. Sipas disa studimeve, edhe krijimi i një marrëdhënie dashurie tek njeriu varet nga feromonet. Kjo mund të vërtetohet shumë qartë tek marrëdhënia e krijuar midis nënës dhe fëmijës që në momentet e para pas lindjes. doktor Epstein e lidh me feromonet qetësimin e fëmijës ndërsa nëna e tij e merr në krahë. “Një fëmijë i sporsalindur do të qetësohet vetëm në krahët e nënës dhe jo të babait, edhe nëse ai do të jetë duke e mbajtur atë në mënyrën më të mirë të mundshme. Kjo ndodh sepse fëmija e nuhat erën e babait, e cila për të nuk është era “e duhur”.
Lexoni me shume: 9 frazat qe nuk duhet t’i thoni prinderve te rinj (sipas nje babai)
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu