Ja cili eshte ushqimi i duhur per femijen tuaj

0 0

Në momentin që do të filloni të ushqeni fëmijën me ushqime të ngurta do të keni dy mundësi zgjdhje: ushqimet e përgatitura në shtëpi si edhe ushqimet e gatshme. Zgjedhja e parë ju jep mundësinë të dini me saktësi së çfarë po ha fëmija, dhe e dyta ju jep prakticitet.

Cila është zgjidhja e duhur?

Fëmija duhet të hajë gjithmonë ushqime të stinës. Ato duhet të jenë në verë të pasura me ujë dhe në dimër me tepër vlera ushqyese. Vlerat ushqyese të perimeve dhe frutave nuk do të jenë të plota nëse ushqimet janë të konservuara, si pasojë e përgatitjes së tyre për një jetëgjatësi më të madhe.

Ushqimet e përgatitura në shtëpi janë një alternativë e mirë për të kursyer para dhe jo vetëm. Nëna ka mundësi të zgjedhë gjithmonë ushqime të shëndetshme për fëmijën e saj në varësi të stinës. Në stinën e dimrit nëna mund të kombinojë perimet me drithërat, ku ideali në këtë periudhë do të ishte orizi dhe mielli i orizit. Përsa i përket stinës së verës drithi ideal do të ishte meli (lloj drithi me gjethe si te grurit qe nxjerr siper nje koke te pasur me kokrra te vogla), i cili do të luftojë edhe problemet me konstipacionin. Këto drithëra janë pa përmbajtje gluteni, të pasura me magnez dhe kalçium, dhe më pas mund të përdoren edhe drithërat e tjera të pasura edhe me gluten.

Gjithashtu ushqimi i përgatitur në shtëpi mund të përgatitet sipas trashësisë që do fëmija në çdo moment. Dhe ndërsa fëmija merr të gjitha vitaminat dhe vlerat ushqyese, percepton edhe shijen “origjinale” të frutave dhe perimeve, gjë që është në favor të një ushqyerje më efektive në të ardhmen.

Lexoni dhe: Ushqyerja e femijes, cfare rendesie kane dritherat?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

Dieta e ulët në kalori,...

Një dietë me kalori të ulët duket se ngadalëson rritjen e tumoreve më shumë sesa një dietë ketogjenike. Ky është rezultati i një studimi të fundit nga një grup studiuesish...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X